Politike

Zgjedhjet e 11 majit/ Ministri Hoxha do të angazhohet në fushatën elektorale në Tiranë, Shalsi shkon si drejtues politik në Kukës

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha do të angazhohet në qarkun e Tiranës gjatë fushatës, konkretisht në njësinë numër 1 në kryeqytet

13 Janar 2025, 11:28 Nga r.ll
Zgjedhjet e 11 majit/ Ministri Hoxha do të angazhohet në fushatën
hoxha, shalsi

TIRANË- Drejtuesit politikë të Partisë Socialiste janë mbledhur ditën e sotme në selinë rozë. Në takim mësohet se janë kryer disa lëvizje lidhur me angazhimet e socialistëve në fushatat elektorale në vend për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. 

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha do të angazhohet në qarkun e Tiranës gjatë fushatës, konkretisht në njësinë numër 1 në kryeqytet, duke zëvendësuar Eduard Shalsin. Ky i fundit në mbledhjen e kaluar të kryesisë u emërua drejtues politik në qarkun e Kukësit.

ervin hoxha eduard shalsi pandeli majko

Sondazh

Poll