Politike

Lajçak paralajmëron takimin e radhës në Bruksel: Këtë javë do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur në Kosovë

Përmes një postimi në Facebook, Lajçak shkruan se gjatë një udhëtimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit për të diskutuar mbi dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjet gjeopolitike në Ballkan.

13 Janar 2025, 11:09 Nga N.F
Lajçak paralajmëron takimin e radhës në Bruksel:
Takimi

BRUKSEL- Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se këtë javë do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët në Bruksel, për personat e zhdukur gjatë luftës. Përmes një postimi në Facebook, Lajçak shkruan se gjatë një udhëtimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit për të diskutuar mbi dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjet gjeopolitike në Ballkan.


“Misioni im i parë i vitit më çoi në Uashington, u angazhova në diskutime të hollësishme me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Jim O’Brien dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Sasha Kasanof. Së bashku, ne u thelluam në sfidat dhe mundësitë gjeopolitike me të cilat përballet rajoni, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe nevojën për të avancuar në Dialogun e Normalizimit.

Për më tepër, pata mundësinë të informoja Zëvendës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Richard Verma, përpara vizitës së tij në rajon. Përsëri në Bruksel, fokusi i kësaj jave do të jetë tek Personat e Zhdukur me takimin e parë të Komisionit të Përbashkët”, ka shkruar Lajçaku.

Ai ka theksuar se pas angazhimeve në SHBA, fokusi kryesor i kësaj jave do të jetë tek personat e zhdukur me takimin e Komisionit të Përbashkët.

Lajçak paralajmëron takimin e radhës në Bruksel:

kosove serbi lajcak

Sondazh

Poll