Politike

Vota e emigrantëve, drejtuesit politikë të PS mblidhen në selinë rozë

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kreu i kësaj force politike nuk është i pranishëm, ndërsa prezentë janë drejtuesja politike për qarkun e Tiranës Elisa Spiropali, Taulant Balla, Ulsi Manja, Arbjan Mazniku.

13 Janar 2025, 10:15 Nga r.ll
Vota e emigrantëve, drejtuesit politikë të PS mblidhen në
foto ilustruese

TIRANË- Drejtuesit politikë të Partisë Socialiste janë mbledhur ditën e sotme në selinë rozë. Sipas raportimeve, kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kreu i kësaj force politike nuk është i pranishëm, ndërsa prezentë janë drejtuesja politike për qarkun e Tiranës Elisa Spiropali, Taulant Balla, Ulsi Manja, Arbjan Mazniku. Në takim kanë marrë pjesë me lidhje online edhe disa nga kryebashkiakët e vendit. 

Në mbledhje bëhet me dije se po diskutohet lidhur me votimin e diasporës, ku po jepen detyra, për të forcuar angazhimin për votën e e emigrantëve. Ndërkohë më 11 janar është hapur zyrtarisht dhe platforma online, ku qytetarët shqiptarë në diasporë mund të regjistrohen dhe të votojnë në zgjedhjet e 11 majit, pa qenë e nevojshme të vijnë fizikisht në Shqipëri.

selia e ps drejtuesit politike te ps vota e diaspore

Sondazh

Poll