13 Janar 2025, 12:35
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar gjatë ditës së sotme për deklaratat e kreut të qeverisë që fliste për akuzat e publikuara për vëllain e tij. Gjatë fjalës së tij, Berisha ka publikuar një denoncim duke, deklaruar se në Byronë Kombëtare të Hetimit është dorëzuar një denoncim me foton e vëllait të kryeministrit, Olsi Rama dhe drejtuesve të grupit të Xibrakës. Por sipas Berishës, kjo foto nuk është hetuar nga asnjë agjent. Berisha theksoi së në foto është Olsi Rama dhe Genti Xhixha në makinë në një qytet evropian.
"Unë u jap sot disa nga rastet e përdorimit të makinës së famshme të krerëve të grupit të Xibrakës me targë AA653DM. Këtu keni fotografinë e TIMS, e cila tregon disa nga rastet e përdorimit të kësaj makine të famshme të krerëve të grupit të Xibakës për udhëtime jashtë shtetit. Pas Gentian Gjonajt, ju them unë se trafikanti Olsi Rama është udhëtari më i shpeshtë me këtë makinë. Olsi Rama, mos harroni se ka deklaruar para jush se e kam përdorur vetëm njëherë këtë makinë, që kam shkuar në Selanik, e vërteta është se këtë makinë e ka përdorur shumë herë.
Ndaj dhe sa del e bën be të rremë para qytetarëve të ngopur me gënjeshtrat e tua, më mirë thuaju pse e ka përdorur kaq shumë herë makinën e grupit të Xibrakës, që e ka përdorur më shumë Gentian Gjinaj, kapoja e grupit në Shqipëri. Përveç kësaj, i them zotit Rama që del dhe mendon se shqiptarët kanë hallet e tij, i them zotërisë së tij që foli dje, e njoftoj se BKH dixhitale ka njoftuar se me datën 7.12.2024, është protokolluar një letër e nënshkruar nga Zaho Koka, pra, dërgues anonim. Letra ka informacion për Olsi Ramën, Genti Xhixhën dhe Ermal Hoxhën.
Në letër ishte një foto e qartë ku dukej Olsi Rama, Genti Xhixha në makinë në një qytet evropian. Gjithashtu në letër jepej informacion për rrëmbimin e një biznesmeni me iniciale V.B. Në dhjetor të vitit 2015, tani fati i letrës, letra iu dha për verifikim OPGJ-së me inicialet E.T. Më datën 11 dhjetor, ky OPGJ u thirr nga drejtuesja famoze Aida Hajno, kjo është një spiune e çmendur e Edi Ramës në BKH, dhe iu komunikua ndërprerja e veprimeve të mëtejshme. Kështu thotë BKH-ja dixhitale. Tani, i thashë zotit Rama dje se do kesh lajme prapë, prandaj mos dil me ua nxi të dielën qytetarëve me hallet e tua dhe të vëllait tënd, lëri të pushojnë. Kështu që këto kisha unë reagim për interesin publik," tha Berisha.
sali berisha
Politike
13 Janar 2025, 12:23
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka shpalosur në konferencën e sotme programin e tyre për ndalimin e rënie...
Politike
13 Janar 2025, 12:14
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon ditën e sotme një konferencë për mediat në...
Politike
13 Janar 2025, 11:42
I.A
Pandeli Majko
TIRANË- Deputeti Pandeli Majko do të angazhohet si drejtues politik i Partisë Socialiste në Kavajë. Mësohe...
Politike
13 Janar 2025, 11:28
r.ll
hoxha, shalsi
TIRANË- Drejtuesit politikë të Partisë Socialiste janë mbledhur ditën e sotme në selinë rozë. N...
Politike
13 Janar 2025, 11:09
N.F
Takimi
BRUKSEL- Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se këtë jav...
Politike
13 Janar 2025, 10:46
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Dy ditë më parë kanë nisur e regjistrimet e emigrantëve shqiptarë për zgjedhjet e 11 majit....
Politike
13 Janar 2025, 10:15
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Drejtuesit politikë të Partisë Socialiste janë mbledhur ditën e sotme në selinë rozë. ...
Politike
12 Janar 2025, 21:39
M.B
Kryepeshkopi Anastas Janullatos
GREQIA- Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë Belinda Balluku ka vizituar sot, në spital Kryepes...
Politike
12 Janar 2025, 20:48
M.B
Bajram Rexhepi
SHKUP- Në Maqedoninë e Veriut, një nga çështjet që vazhdon të shkaktojë debat është ajo ...
Politike
12 Janar 2025, 18:16
ZH.LL
Dashnor Sula
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është shprehur se Shqipëria është rasti më unik ...