Politike

Zgjedhjet e 11 majit/ Emigrantët interes të lartë për të votuar, deri tani mbi 8500 kërkesa

Nga aplikimet e bëra, 1024 kërkesa janë pranuar dhe pjesa tjetër janë në shqyrtim. Në aplikime dominonin me 72.13% burra dhe moshat kryesisht të reja.

13 Janar 2025, 10:46 Nga N.F
Zgjedhjet e 11 majit/  Emigrantët interes të lartë për
Foto ilustruese

TIRANË- Dy ditë më parë kanë nisur e regjistrimet e emigrantëve shqiptarë për zgjedhjet e 11 majit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ në faqen e saj ka publikuar kërkesat e deri më tanishme nga emigrantët. Mësohet se 8529 emigrantë me banim në Diasporë kanë aplikuar online.

Nga aplikimet e bëra, 1024 kërkesa janë pranuar dhe pjesa tjetër janë në shqyrtim. Në aplikime dominonin me 72.13% burra dhe moshat kryesisht të reja. Shumica e aplikuesve janë të moshës 25-45 vjeç. Aplikimet mbyllen në datën 12 mars 2025. Në 11 maj shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë dhe parlamentin e ri.

Zgjedhjet e 11 majit/  Emigrantët interes të lartë për

kqz votim

Sondazh

Poll