Politike

"Xibraka"/ Kryeministri paralajmëroi padi për Bardhin, Berisha: Kësaj here Rama është në çark, sepse Olsi nuk është hetuar vetëm nga SPAK

Për paralajmërimin e Ramës, tha se kryeministri mendon se do montojë njëlloj si me Ervin Salianjin me dëshmitarë të rremë, një kallëzim të rremë.

13 Janar 2025, 12:34 Nga r.ll
"Xibraka"/ Kryeministri paralajmëroi padi për Bardhin,
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama për padi ndaj kreut të grupit të PD-së, Gazment Bardhit pasi SPAK doli me njoftim për çështjen "Xibraka". Berisha tha se njoftimi i SPAK për dosjen "Xibraka" ishte reagim jo i Prokurorisë por i zëdhënësit të kryeministrisë, Endri Fugës. 

Më tej për paralajmërimin e Ramës, tha se kryeministri mendon se do montojë njëlloj si me Ervin Salianjin me dëshmitarë të rremë, një kallëzim të rremë. Sipas Berishës kësaj here nuk do të ndodhë sepse Olsi Rama, vëllai i kreut të qeverisë ka hetime tjera mbi të, jo vetëm ato nga SPAK. 

FJALA E BERISHËS: 

A mund të bëjmë një marrëveshje, që të themi që të gjitha reagimet janë të Fugës dhe jo të SPAK-ut?
Pse kjo? Normalisht çdo institucion ka të drejtën për të pasur zëdhënës, ky është institucioni i vetëm në botë që nuk ka zëdhënës.

Pra, të bëjmë këtë marrëveshje, të quajmë Fugën zëdhënës të SPAK-ut. Se sa be të rreme bën SPAK-u, nuk ka institucion që i bën. Gënjeshtra! Po a e patë ju atë Alfred Shehajn? Ai ka firmosur atë që Olsi është i pastër, po se cili është i paidentifikuari, nuk e dimë.

E dimë që nuk është Olsi, po nga e gjete se nuk është Olsi, se kur nuk thua është Olsi, do thuash se kush është tjetri.
Pra, bë të gënjeshtra, rrena komplet. Kurse zëdhënësi i merr të gjitha nga Fuga, d.m.th i merr nga Rama...

...Historia e dëshmitarëve të rremë është historia e një tashmë e konsoliduar në disa raste dhe Rama mendon se do montojë njëlloj si me Ervin Salianjin me dëshmitarë të rremë, një kallëzim të rremë.
Por kësaj here Rama është në çark sepse Olsi nuk hetohej vetëm nga skapistët, Olsi fatmirësisht ka hetime të tjera mbi të.
Prandaj i them unë Ramës se do kesh lajme. Sot i dhashë disa, të tjera mund t’i jap në kohë të tjera.

 

sali berisha dosja \"xibraka\" edi rama olsi rama

Sondazh

Poll