Politike

"Eksportet janë në rënie prej narkoeurove", Berisha: Mijëra shqiptarë po humbasin vendet e punës si pasojë e kësaj

Kreu i PD-së tha më tej se eksportet u mbyllën me një rënie mbi 14 përqind, ndërsa prodhimi shënoi semestrin e gjashtë në rënie. Përgjegjëse për situatën, Berisha ka bërë qeverinë dhe "lidhjet me bandat e saj". 

13 Janar 2025, 12:14 Nga r.ll
"Eksportet janë në rënie prej narkoeurove", Berisha:
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon ditën e sotme një konferencë për mediat në selinë blu. Berisha e ka nisur fjalën e tij rënien e eksporteve, e cila sipas tij do të thotë se mijëra shqiptarë mund të humbasin vendet e punës dhe të kenë si alternativë të vetme largimin nga Shqipëria.

Kreu i PD-së tha më tej se eksportet u mbyllën me një rënie mbi 14 përqind, ndërsa prodhimi shënoi semestrin e gjashtë në rënie. Përgjegjëse për situatën, Berisha ka bërë qeverinë dhe "lidhjet me bandat e saj". 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Eksportet, të cilat janë motori ndër më kryesor i punësimit të shqiptarëve dhe i prodhimit në Shqipëri, janë në agoni të vërtetë. Janë në rënie pikiatë, çka do të thotë mijëra e mijëra shqiptarë humbasin vendet e punës dhe kanë si alternativë të vetme largimin nga Shqipëria.

Edi Rama dhe qeveria e tij, siç keni konstatuar edhe ju, nuk shqipërojnë një herë të vetme fjalën eksporte. Ai u pushtoi të dielën shqiptarëve, në një akt pacipësie ekstreme, se nuk kam qenë kështu apo kam qenë ashtu, sikur shqiptarët kanë hallet e jetës së tij personale dhe jo hallet e kafshatës, hallet e punës, hallet e jetës, të cilat rëndohen çdo ditë e më shumë nga vjedhjet e mëdha të kësaj qeverie.

Eksportet u mbyllën me një rënie mbi 14 përqind, kurse prodhimi shënoi semestrin e gjashtë në rënie. Dhe këtu siç e shihni ju, flitet vetëm për turizmin, turizmin, turizmin, nga i cili çdo shqiptar paguan nga taksat e tij 230 euro dhe fiton gjithsej 4 euro. Është absolutisht e vërtetë. Kurse eksportet, që janë fibra e vërtetë e punësimit, e prodhimit, e shfrytëzimit të potencialeve njerëzore dhe natyrore të vendit, për ato nuk flitet fare.

Kjo situatë katastrofale e eksporteve, në të cilat është shënuar thellimi më i madh prej 430 miliardë lekë i deficitit tregtar. Kjo situatë ka në bazë para së gjithash aktivitetin kriminal të qeverisë shqiptare dhe bandave të saj. Kjo situatë, në themel të kësaj goditje tepër të rëndë qëndron narkoeuro e grupeve kriminale, që futet me kontejnerë, futet me automjete, futet me të gjitha mënyrat në Shqipëri dhe investohet e tëra në kullat e Edi Ramës dhe qeverisë. Pra, narkoeuro është bërë shpata e Damokleut mbi eksportin shqiptar. Imagjinoni ju, rënia e euros me 35-40 përqind, çfarë do të thotë për këta sipërmarrës.

sali berisha renia e euros

Sondazh

Poll