Politike

Kryepeshkopi Anastas Janullatos i shtruar në spital në Athinë, vizitohet nga Balluku, zv.Kryeministrja: Lusim Zotin që gjithçka të shkojë mirë me shëndetin e Hirësisë së tij

Mësohet se Balluku vizitoi Kryepeshkopin sot në spital, ku nga mjekët e pranishëm u njoh me ecurinë e shëndetit të tij dhe foli edhe me kolegët e tij.

12 Janar 2025, 21:39 Nga M.B
Kryepeshkopi Anastas Janullatos i shtruar në spital në Athinë,
Kryepeshkopi Anastas Janullatos

GREQIA- Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë Belinda Balluku ka vizituar sot, në spital Kryepeshkopin Anastas Janullatos i cili ndodhet i shtruar në “Evangelismos” në gjendje të rëndë. Mësohet se Balluku vizitoi Kryepeshkopin sot në spital, ku nga mjekët e pranishëm u njoh me ecurinë e shëndetit të tij dhe foli edhe me kolegët e tij.

Kanë kaluar 48 orë nga operacioni urgjent të cilit Janullatos iu nënshtrua. Sipas raportimit të Louisa Krontiris, 24-orëshi i dytë kritik për Kryepeshkopin e Shqipërisë ka kaluar pas operacionit të gjerë që iu nënshtrua pasditen e së premtes. Kryepeshkopi po monitorohet nga afër nga një ekip mjekësor i drejtuar nga profesoresha Anastasia Kottanidou.

"Vizitova në Athinë, Hirësinë e tij, Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos. Lusim Zotin që gjithçka të shkojë mirë me shëndetin e Hirësisë së tij", shkruan Balluku në rrjetet sociale.

anastas janullatos

Sondazh

Poll