Sport

VIDEO / Bolonja penalizohet në fund, Roma i shpëton humbjes me një penallti në shtesë!

Bolonja dhe Roma janë ndarë në barazim 2-2. Sfida e vlefshme për javën e 20-të të Seria A i pa të katër golat të shënohen në pjesën e dytë.

12 Janar 2025, 23:42 Nga DOSJA
VIDEO / Bolonja penalizohet në fund, Roma i shpëton humbjes me

ITALI - Bolonja dhe Roma janë ndarë në barazim 2-2. Sfida e vlefshme për javën e 20-të të Seria A i pa të katër golat të shënohen në pjesën e dytë. Ishin miqtë e Romës që gjenin të parët avantazhin me Salmakers. Bolonja ia doli të reagojë duke përmbysur me golat Dalingas dhe Ferguson.

Të tre këto gola të shënuar në harkun kohor të 7 minutave. Drithërimat e vërteta ishin ruajtur për në sekondat e fundit. Fillimisht ishte VAR-i që ndërhyri dhe më pas u akordua penallti. Dovbyk barazoi rezultatin pikërisht në minutën e 98-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll