Sport

"Unë kisha shënuar 87 gola për Chelsean, por Mourinho më largoi pa më thirrur"...

Jimmy Floyd Hasselbaink u largua nga 'Blutë' në vitin 2004, pas ardhjes së portugezit.

12 Janar 2025, 15:42 Nga DOSJA

"Unë kisha shënuar 87 gola për Chelsean, por Mourinho

ANGLI - Jimmy Floyd Hasselbaink, ish-sulmuesi i Chelseat, kujtoi se ai u largua nga José Mourinho kur trajneri portugez mori postin e trajnerit të Bluve në 2004.

“Unë kisha shënuar 87 gola për Chelsean, por Mourinho më braktisi, më hodhi në rrugë pa më thirrur”, u shpreh në programin The LineUp të talkSPORT, ish-sulmuesi, i cili do të zëvendësohej në skuadër nga Didier Drogba.

“Ai nuk më dha asnjë mundësi. Ai mbërriti në klub në vitin 2004 dhe në thelb tha 'Jimmy duhet të largohet'. Aq e thjeshtë, pa një telefonatë, asgjë. Mora një telefonatë nga (ish-drejtori ekzekutiv) Peter Kenyon në atë kohë, agjenti im. Kisha edhe një vit kontratë dhe më thanë: Jimmy mund të kërkosh një klub tjetër”,- kujtoi ai.

I pyetur nëse ndihet ende i lënduar për mënyrën se si u trajtua, ai ishte i bindur: “Jo, jo. Futbolli është futboll, apo jo? Do të kisha dashur që ai të kishte pasur mirësjelljen të më telefononte, ose të më thoshte një fjalë. Vetëm kaq."

"Unë kisha shënuar 87 gola për Chelsean, por Mourinho

Ish-ndërkombëtari holandez pranoi se rrugët u kryqëzuan sërish pas largimit të tij nga Stamford Bridge dhe zbuloi bisedën e trajnerit: “Po, ai më kërkoi falje dhe tha: Nuk duhej ta kisha bërë këtë”.

“Por futbolli është një lojë opinionesh. Ka njerëz që do t'ju pëlqejnë, ka njerëz që nuk do t'ju pëlqejnë. Ai ishte nga ata që nuk më pëlqente”, ka theksuar ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll