Sport

Lamtumirë Poloni… Jurgen Çelhaka kalon në Slloveni për titullin kampion!

Ish-mesfushori i bardhebluve e përfundoi kontratën me klubin e Legia Varshavës, teksa te skuadra e Ljubljanës kalon si lojtar i lirë, me parametra zero.

12 Janar 2025, 17:06 Nga DOSJA

Lamtumirë Poloni… Jurgen Çelhaka kalon në Slloveni

SLLOVENI - Ish-lojtari i bardhebluve Jurgen Çelhaka, është futbollisti më i ri i Olimpija Ljubljana. Mesfushori vendosi që të mbyllte aventurën e tij në Poloni me Legia Varashavën, për të nisur një të re në elitën e futbollit slloven.

Ishi i Tiranës përfundoi kontratën me klubin e Legia Varshavës, teksa te skuadra e Ljubljanës kalon si lojtar i lirë, me parametra zero. Jurgen Çelhaka që ka firmosur një kontratë 2.5 vjeçare, të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

Olimpija Lubljana është momentalisht në vendin e parë në kampionatin slloven dhe një nga pretendentët kryesorë për titullin kampion. Ndërkohë mesfushori 24-vjeçar shqiptar është gati për aventurën e re në kryeqytetin slloven.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll