Sport

VIDEO / E pazakontë, lojtarët hipin mbi njëri-tjetrin për të riparuar vrimën e hapur te rrjeta portës!

Ngjarja e pazakontë ndodhi para fillimit të ndeshjes Tamworth-Tottenham, për turin e tretë të FA Cup.

12 Janar 2025, 18:09 Nga DOSJA
VIDEO / E pazakontë, lojtarët hipin mbi njëri-tjetrin për

ANGLI - Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur para fillimit të ndeshjes Tamworth-Tottenham, për turin e katërt të FA Cup.

Teksa ndeshja ishte gati të fillonte, gjyqtari vuri re se kishte një boshllëk në majë të rrjetës së njërës prej portave, lojtarët e ekipit vendas nxituan për të ndihmuar në situatën e krijuar dhe qendërsulmuesi kamerunas i Tamworth, Ray Enoru madje u ngjit mbi shpatullat e një shoku të skuadrës dhe arriti të riparonte hapsirën që ishte krijuar.

Vëmë re se Enorou, përveçse futbollist i klasit të katërt, punon edhe si shitës në një dyqan veshjesh, ndaj ndoshta është mësuar me punën fizike.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll