Sport

Neuer do të rinovojë kontratën me Bayern...

Portieri gjerman Manuel Neuer ka përfaqësuar bavarezët që nga viti 2011/12

12 Janar 2025, 15:21 Nga DOSJA

Neuer do të rinovojë kontratën me Bayern...

GJERMANI - Manuel Neuer, portieri i Bayern Munichut, do të zgjasë lidhjen e tij me klubin bavarez.

“Është e vërtetë, së shpejti do të nënshkruaj një kontratë të re me Bayernin”,- tha për Sport1 portieri 38-vjeçar, i cili ka përfaqësuar bavarezët që nga viti 2011/12 dhe kontrata e të cilit skadon në qershor të këtij viti .

Sipas Fabrizio Romano, specialist për çështjet e tregut të transferimeve, portieri gjerman do të nënshkruajë një marrëveshje të vlefshme për një sezon tjetër, deri në qershor 2026.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll