Sport

VIDEO / Barcelona turpëron Realin me “manita” në finalen e Superkupës!

Katalanasit shënuan pese here ne porten madrilene ne finalen e zhvilluar në stadiumin “King Abdullah Sport City” të Jedah në Arabinë Saudite, ndërkohë që 2 golat e skuadrës se Ancelottit mbeten thjeshtë per statistike.

12 Janar 2025, 22:46 Nga DOSJA
VIDEO / Barcelona turpëron Realin me “manita” në finalen e

ARABI SAUDITE - Barcelona turperon Realin e Madridit dhe ngre trofeun e Superkupes se Spanjes. Katalanasit shënuan pese here ne porten madrilene ne finalen e zhvilluar në stadiumin “King Abdullah Sport City” të Jedah në Arabinë Saudite, ndërkohë që 2 golat e skuadrës se Ancelottit mbeten thjeshtë per statistike.

Pjesa e parë dhuroi spektakël, me kuqeblutë që përmbysën dizavantazhin e përkohshëm. “El Clasico” u zhbllokua shumë shpejt, ku Mbappe në minutën e pestë me një kundërsulm të shpejtë kaloi Realin në avantazh. Nuk zgjati shumë avantazhi i madrilenëve, pasi talenti Lamine Yamal në minutën e 22-të barazoi shifrat.

Spektakli nuk ka fund në këtë finale, pasi shënohet goli i dytë. Lewandowski me penallti në minutën e 36-të kalon katalanasit në epërsi. Barça nuk ndalet dhe Raphina realizon edhe golin e tretë brenda pjeses se pare duke kaluar tifozët katalanas në delir.

Për nuk skuadra e Flick kishte ruajtur edhe nje tjeter gol per 45 minutat e para. Ishte rradha e Balde, që realizon golin e katërt duke mbyllur pjesën e pare me sigurine e fitores se takimit, pasi shifrat ishin 4-1. Kur u menduar se do te kishte nje hap pas per te ruajtur avantazhin, pjesa e dytë nis me nje tjeter gol, Raphinën që realizon të pestin, duke mos “kursyer” aspak rivalin e përjetshëm.

Reali shkurtoi diferencën e golave ne 5-2 me Rodrygo në minutën e 60-të, që ekzekuton mjeshtërisht një goditje dënimi, por që shërbeu sa për statistikë. Barcelona fiton kështu 5-2 nje finale qe vec trofeut vlen shume edhe per moralin dhe ecurine e sezonit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll