Sport

VIDEO/ Marmoush shkëlqen në lamtumirën e mundshme nga Eintracht Frankfurti…

Egjiptiani Omar Marmoush mund të jetë rrugës për në Manchester City, sipas shtypit ndërkombëtar.

12 Janar 2025, 16:23 Nga DOSJA

VIDEO/ Marmoush shkëlqen në lamtumirën e mundshme nga Eintracht

GJERMANI - Omar Marmoush ishte në qendër të vëmendjes në fitoren e Eintracht Frankfurt në transfertën ndaj St. Pauli (0-1), në raundin e 16-të të Bundesligës. Ai shënoi golin e vetëm të ndeshjes (32') dhe arritur në 30 kontribute të drejtpërdrejta në këtë sezon (19 gola dhe 11 asistime) në 25 ndeshje.

Sulmuesi egjiptian nuk e festoi golin, pasi kishte luajtur për St. Pauli në sezonin 2020/21, dhe  tani ai mund të jetë rrugës për në Manchester City, i cili kërkon të nënshkruajë me një sulmues në këtë merkato. 

Në këtë ndeshje, edhe para golit të Marmoush-it, shoku i tij i skuadrës Hugo Ekitiké ra në sy me një gabim skandaloz, madje edhe me portën e hapur. Me këtë fitore Frankfurt zë vendin e 3-të në Bundesligë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll