Sport

Napoli gati 50 milionë euro për Garnachon, një dhimbje koke më pak për Amorim!...

Larg opsioneve të trajnerit portugez, anësori 20-vjeçar argjentinas kërkohet nga Antonio Conte.

12 Janar 2025, 15:08 Nga DOSJA

Napoli gati 50 milionë euro për Garnachon, një dhimbje koke

ITALI - Duke nisur si titullar vetëm në një nga 12 ndeshjet që Ruben Amorim ka luajtur si trajner i Manchester United, Alejandro Garnacho shfaqet këtë të dielë si një përforcim i mundshëm për Napolin.

Sipas informacioneve të siguruara nga ‘SportItalia’, klubi italian ka nisur tashmë kontaktet me Manchester United për anësorin argjentinas, i cili përveçse nuk është opsion për trajnerin portugez, është një nga dëshirat kryesore të Antonio Contes për të përforcuar sulmin e skuadrës.

Napolitanët, të cilët janë shumë pranë humbjes së yllit të tyre më të madh: Khvicha Kvaratskhelia. Ylli gjeorgjian tashmë ka kërkuar të transferohet dhe mund të jetë çelësi për të zhbllokuar të gjithë këtë operacion, pasi klubi italian beson se me largimin e tij do të mund të fitojë 80 milionë euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll