Politike

Të prekurit nga tërmeti, Berisha publikon denoncimin e qytetarit: Artur Bushi erdhi me 10 veta në hotel, na bëri presion pë

4 Janar 2020, 12:33 Nga DOSJA
Të prekurit nga tërmeti, Berisha publikon denoncimin e qytetarit:

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetin e tij social, denoncimin e një qytetari, i cili është prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në statusin e Berishës, qytetari pretendon se është vizituar nga kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi dhe nga 10 persona të tjerë, mes tyre edhe të inkriminuar. Qytetari pretendon se Bushi i ka bërë presion që të pranojnë bonueset qesharake ndryshe do t’i nxjerrin në rrugë.

“Sot në Shëngjin ishte Bushi bashkë me 10 veta midis tyre edhe narkotrafikant nga Thumana dhe kanë hyrë nëpër dhoma të banorëve të kampit nga Thumana duke ju bërë presion të pranojnë bonuset qesharake ose do t’i nxjerrin në rrugë dhe nuk do ju japin as shtëpi pas rindërtimit. Ata duan të shpërndajnë banorët në mënyrë që të mos kenë mundësi të jenë të bashkuar dhe më pas të bëjë ç’të duan me fondet e rindërtimit,”-shkruan qytetari. 

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjikpasi humbën jetèn 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale duke dëmtuar mijëra banesa. Për të rindërtuar banesat e prishura Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit.

Ndërkohë banorët janë strehuar përkohësisht në hotele. Megjithatë qëndrimit falas në hotele i ka ardhur fundit dhe qytetarëve u është lajmëruar largimi. Familjet e prekura do të vendosen në banesa të reja me qera, që sipas zotimit të kryeministrit do të paguhet nga qeveria.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike artur bushi sali berisha thumane tragjedia e 26 nentorit 2019 artur bushi sali berisha thumane tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll