Politike

Nard Ndoka paralajmëron zgjimin e opozitës dhe luftë frontale maxhorancës: 2020-ta, vit pa Ramën si kryeministër

4 Janar 2020, 09:54 Nga DOSJA
Nard Ndoka paralajmëron zgjimin e opozitës dhe luftë frontale

TIRANË– Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, njëkohësisht aleati i partisë më të madhe opozitare PD, ka folur lidhur me planet për vitin 2020.

Në një intervistë për “Koha Jonë”, Ndoka tha se djégia e mandateve ka qenë vendimi më i guximshëm dhe më i rëndësishëm i opozitës së bashkuar gjatë vitit që lamë pas. Për vitin që sapo ka hyrë, Ndoka u shpreh se kishte vetëm një vizion dhe ai ishte: pa Edi Ramën kryeministër.

“Me politikat dískríminuése, kjo qeveri detyroi mijëra familje dhe të rinjë të bråktisin vendin nga gjendja e mjéruéshme ekonomike. Me humbjén e shpresës për të jetuar në këtë vend, qindra mjekë, infermierë, biznesmenë u larguan nga vendi. Ne kaluam një vit dramatik, ku opozita e bashkuar dhe qytetarët shqiptarë kërkonin largimin e kësaj qeverie dhe të kryeministrit Edi Rama, si shkaktari dhe përgjegjësi i kësaj gjendje. Rama po sillet si politikani më i papërgjegjshëm si drejtues i një mazhorance me vota të blera. Rama po pushton të gjitha institucionet, pushteti ka gjunjëzuar dhe kapur shtetin. Jemi në prag diktåturé. Viti 2020 duhet të shpallet si “viti pa Edi Ramën Kryeministër,”– u shpreh ai, për “Koha Jonë”.

Në intervistën e tij, Ndoka u shpreh gjithashtu se opozita ishte e fokusuar në zgjidhjen e krizës në vend duke paralajmëruar lúftë nëse maxhoranca nuk bashkëpunon me ta.

“Nëse kjo axhéndé réfuzohet apo anashkalohet nga Rama, deviza ynë si opozitë e bashkuar do jetë; lúftë frontale këtij bånditi të demokracisë dhe institucioneve, lúftë pa kómprómis dhe me çdo çmim që meriton liria e një kombi të shtypur nga një ozurpator,”- shtoi më tej kryetari i PDK-së.

Marrë nga Koha Jonë

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kriza politike në vend nard ndoka edi rama kriza politike në vend nard ndoka

Sondazh

Poll