Politike

Mblidhet Konventa e LSI-së, Kryemadhi åkuza Ramës: Ka sjellje anti-shqiptare, po i vë zjarrin gjithë rajonit (VD)

4 Janar 2020, 11:20 Nga DOSJA
Mblidhet Konventa e LSI-së, Kryemadhi åkuza Ramës: Ka sjellje

TIRANË– Lëvizja Socialiste për Integrim po zhvillon konventën “Dekada e Shpresës dhe Ndryshimit”. Gjatë konventës, një fjalim ka mbajtur edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e cila ka folur për aktualitetin politik në vend dhe zhvillimet në rajon. 

Kryemadhi është shprehur se kryeministri Edi Rama ka tradhëtuar  Kosovën dhe interesat e saj duke bërë mikun më të afërt presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiçit. 

 

 

Sjellja e tij ndaj Kosovës, eshte qartesisht antishqiptare: nuk mund të quhet ndryshe një politikë paternaliste ndaj Kosovës kur ky shtet i ri po forcon reputacionin e tij ndërkombëtar nuk mund të quhet ndryshe promovimi i shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë që copëton jo vetëm Kosovën por i vë zjarrin gjithë rajonit,”-tha Kryemadhi.

Pjesë nga fjala e Kryemadhit: 

Boja i ka dalë edhe karagjozllëkut dhe vulgaritetit të Edi Ramës, qe e shiste si modernizëm. Ne e mirebesuam dhe me pas e nënvlerësuam si përpjekje të tij për të mbuluar padijen apo gabimet. Në fakt ajo ishte fasada e një plani të detajuar dhe të mirorganizuar,së bashku e i lidhur me një grusht njerëzish të fuqishëm dhe që rrënjët e tyre shtrihen në lobet antishqiptare. Sjellja e tij ndaj Kosovës, eshte qartesisht antishqiptare: nuk mund të quhet ndryshe një politikë paternaliste ndaj Kosovës kur ky shtet i ri po forcon reputacionin e tij ndërkombëtar nuk mund te quhet ndryshe promovimi i shkembimit te territoreve midis Kosoves dhe Serbise qe copeton jo vetem Kosoven por i vë zjarrin gjithe rajonit apo fishekzjarret e tij demakogjike për Shqipërinë e Madhe, kur Kosova është në kulmin e përpjekjeve të saj për antarësim në organizata rajonale e ndërkombëtare si dhe për njohje të reja; nuk mund të quhet veçse antishqiptare një politikë presioni ndaj Kosovës për çeshtje të rëndësishme të marrëdhënies së saj me Serbinë, si ajo e taksës; nuk mund të quhet ndryshe angazhimi në nisma rajonale, jo-transparente, pa qëllime e objektiva të qarta, si e ashtuquajtura Mini-shengen, duke perjashtuar dhe tradhetuar Kosovën jashtë, e duke fyer publikisht udhëheqësit e zgjedhur të Kosovës. Po ndodh në kohën e Edi Ramës, që është zyrtarisht edhe ministër i jashtëm i Shqipërisë, që disa vende po tërheqin njohjet për Kosovën. Ndërkohë, që miku më i ngushtë në rajon i tij është Aleksandër Vuçiç, që është arkitekt i revanshit kundër Kosovës. Çfarë duhet të bëjë më shumë një njeri kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve qëta ndeshkoje historia?!

Në konventën e sotme Monika Kryemadhi ka ftuar gjithë të rinjtë që të bashkohen me partinë që ajo drejton. Kryetarja e LSI-së, nuk i ka kursyer akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama. Kryemadhi ka paralajmëruar gjithashtu një tur nëëpr qytete të Shqipërisë, ku edhe do të zhvillojë takime me qytetarët. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama konventa e lsi monika kryemadhi shengeni i ballkanit edi rama konventa e lsi monika kryemadhi shengeni i ballkanit

Sondazh

Poll