Politike

Vrásja e gjeneralit iranian, vjen reagimi i Ramës, i dërgon mesazh edhe Trump-it: Jemi në krah të SHBA-së

3 Janar 2020, 17:38 Nga DOSJA
Vrásja e gjeneralit iranian, vjen reagimi i Ramës, i dërgon

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vrásjen e gjeneralit Kasem Sulejmani në një súlm ajror amerikan në Bagdad. Me anë të një statusi në Twitter në të cilin ka etiketuar edhe presidentin e SHBA-ve Donald Trump, Rama shkruan se aprovon qëndrimin e Amerikës. 

“Si një vend që kemi njohur pak kohë më parë veprimtarinë e padrejtë të Iranit kundër botës së lirë dhe mori distancë të qartë prej tyre, Shqipëria nuk mund të mos e aprovojë me forcë qëndrimin e presidentit Donald Trump ndaj një aktivisti keqdashës të regjimit të Teheranit! Ne jemi të vendosur në krah të SHBA-ve dhe shpresojmë se të gjithë do të veprojnë si ne,”-shkruan Rama.

Përplasja mes SHBA dhe Iranit ka disa vite që ka dalë në sipërfaqe pas prishjes së marrëveshjes nga Trump dhe vendosjes së sanksioneve, por në fund të dhjetorit tensionet u shtuan kur u vrá një punonjës amerikan. Vrásësi nuk u gjet dhe u vrá një civil. Në Irak është një lëvizje iraniane që drejtohej nga gjenerali i vrárë sot pas sulmit me dron. Pas vrásjes së civilëve, lëvizja iraniane shkoi dhe súlmoi Ambasadën amerikane.

Tre ditë pas paralajmërimit të Trump, vrítet kreu i lëvizjes, Kasem Sulejmani. Trump tha se diçka e tillë duhet të kishte ndodhur më parë pasi Sulejmani ishte vrasës. Nga ana tjetër DASH i ka paralåjmëruar shtetasit amerikanë që të largohen nga rajoni. Edhe kryeministri Edi Rama ka dalë në krah të SHBA-ve.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kasem sulejmani vritet gjenerali vritet komandanti i forcave quds edi rama kasem sulejmani vritet gjenerali vritet komandanti i forcave quds

Sondazh

Poll