Politike

Súlmi ndaj ambasadës malazeze/ Cakaj: Jo hapësirë për dhúnë në shoqëritë demokratike

3 Janar 2020, 18:54 Nga DOSJA
Súlmi ndaj ambasadës malazeze/ Cakaj: Jo hapësirë për

BEOGRAD– Súlmi ndaj Ambasadës së Malit të Zi në Beograd, është dënúar ashpër edhe nga Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social Twitter, Cakaj ka deklaruar se súlmi ndaj Ambasadës së Malit të Zi nga ekstremistët serb është i papranueshëm. Ndër të tjera, Kryediplomati Cakaj ka theksuar se kurrsesi një mision diplomatik nuk duhet t’i nënshtrohet vandalizmit por pikëpamjet duhet t’i adresohen dialogut.

Postimi i plotë i Gent Cakaj:

Sulmi i dhunshëm ndaj Ambasadës së Malit të Zi në Beograd është absolutisht i papranueshëm. Një mision diplomatik nuk duhet t’i nënshtrohet vandalizmit. Pikëpamjet e ndryshme duhet të adresohen përmes dialogut. Nuk mund të ketë hapësirë për dhunë në shoqëritë demokratike.

Mbrëmjen e djeshme u sùlmua ambasada e Malit të Zi në Beograd. Mbështetësit e Kishës Ortodokse Serbe dhe tifozët e “Yllit të Kuq” u përpoqën të shkatèrronin flamurin malazez para ambasadës me të mjete piróteknike, duke hedhur kapsólla dhe fishèkzjarre mbi të.

Ligji i miratuar kohët e fundit në Kuvendin për Komunitetet Fetare shkaktoi një valë prótestash në të gjithë Malin e Zi, të organizuar nga serbët vendas dhe Kisha Ortodokse Serbe (SPC). Këta të fundit e përshkruajnë ligjin si të dëmshëm për interesat e tyre.Në seancën e fundit të Kuvendit, të vitit 2019 pati edhe debàte në tensíone për këtë çështje. Deputeti serb i Frontit Demokratik, Andrija Mandiç bëri thirrje për lúftë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gent cakaj sulmohet ambasada malazeze në beograd gent cakaj sulmohet ambasada malazeze në beograd

Sondazh

Poll