Politike

‘Ka një rast tjetër’/ Avokati i Harun Çelik tregon detaje: Një shkresë nga turqit informoi shqiptarët, ai kërkoi azil

4 Janar 2020, 11:37 Nga DOSJA
‘Ka një rast tjetër’/ Avokati i Harun Çelik tregon

TIRANË- Avokati mbrojtës i shtetasit turk, Harun Çelik, i cili u rrëmbye nga autoritetet turke sapo la ambientet e burgut 302, për t’u ekstraduar në Turqi, Alban Bengasi thotë se mësuesi nuk është gylenisti i vetëm që është i arrestuar në Shqipëri.

Në një prononcim për Fax News, Bengasi është shprehur se ka një rast të ngjashëm me mësuesin 42-vjeçar, për të cilin do të merret vendimi më 13 janar, por nuk dha më shumë informacion. Avokati gjithashtu, u shpreh se pala turke solli informacion për policinë shqiptare, duke rrëzuar edhe njëherë, versionin e shtetit shqiptar se Çelik u ekstradua për çështje proceduriale.

Ambasada turke kishte nisur një shkresë për autoritetet shqiptare ku viheshin në dijeni se Harun Çelik ishte nën hetim në Turqi. Klienti im ishte vënë në dijeni të kësaj shkrese ndaj kërkoi azil politik pasi ndihej i kërcënuar. Është dhe një rast tjetër i ngjashëm me Çelik dhe me datë 13 vendoset për të‘, tregon avokati Bengasi, citon Faxweb.al.

Dosja.al raportoi ekskluzivisht déportimin e 41-vjeçarit, Harun Çelik drejt Turqisë. Harun Çelik, u dërgua në Turqi, megjithëse ai nuk është në kérkim ndërkombëtar. Mësuesi Harun Çelik, u arréstuå në muajin korrik në aeroportin e Rinasit, pasi iu gjet një vizë kanadeze, e cila pas kontrollit rezultoi se ishte e fålsifikuår.

Turku, u dénuå nga gjykata me 5 muaj burg, dënim që Çelik, me profesion mësues e vuajti në burgun 302 në Tiranë. Ndërsa dje ai u mor dhe u dërgua direkt e për në Rinas, për t’a ékstråduar në Turqi, ndërsa policia shqiptare pohon jozyrtarisht, se ékstrådimi është kryer konform procedurave duke mohuar azilin. Pasi është çuar në Turqi, Harun Çelik i është dorëzuar pólícísë në aeroportin “Sabiha Gokcen” dhe ka dalë para Gjykåtës, e cila ka vendosur ndaj tij masën e parabúrgimit.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alban bengasi deportimi i turkut harun çelik alban bengasi deportimi i turkut harun çelik

Sondazh

Poll