Politike

Konventa/ Kryemadhi: Hapim partinë për shqiptarët deri në Australi, këtë dekadë kemi mision të pakthyeshëm (VD)

4 Janar 2020, 11:59 Nga DOSJA
Konventa/ Kryemadhi: Hapim partinë për shqiptarët deri në

TIRANË– Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar sot në kryeqytet konventën për Tiranën me sloganin “Dekada e Shpresës dhe Ndryshimit”. 

Në fjalën e saj, Monika Kryemadhi u kërkoi shqiptarëve të marrin në dorë fatin e tyre për të fituar të drejtat e humbura. 

“Startimi në këtë dekadë të re është një mision i madh dhe i pakthyeshëm. Është një mision që nuk e ndal dot asnje, autokrat, burokrat i korruptuar, oligark, kriminel, trafikant a kushdo qoftë. Do të ngrejë lart talentin dhe dijen e shqiptarëve me të cilët ne krenohemi dhe që sot kemi aq shumë nevojë. Tashmë ka ardhur më në fund dita që të ringremë shpresën dhe besimin dhe të rivendosim në piedestal dinjitetin njerëzor,-tha Kryemadhi.

 

 

Më tej Kryemadhi ka premtuar edhe zgjerimin e partisë duke përmendur vende të largëta siç është Australia apo edhe SHBA-ja. 

Sot unë dua të shpalos fushatën e dyerve te hapura të LSI në të gjithë Shqipërinë, por jo vetëm, edhe në Europë, edhe në SHBA, Australi dhe kudo. Kam besuar gjithmonë se politika më e mirë, mesazhi më i mirë për sot dhe për nesër është Një Shans për të Gjithë! Të gjithë e kujtojnë që kjo ishte dhe kredoja jonë në fushatën e vitit 2017. Sfida një shans për të gjithë vazhdon dhe një Shans për të gjithë në LSI do të thotë që gjithkush mund të kontribuojë, gjithëkush mund të kandidojë, gjithëkush mund të shprehë lirisht idetë e reja, gjithëkush mund të garojë dhe të fitojë,”-shtoi më tej Kryemadhi. 

Pjesë nga fjala e saj:

Ju uroj këtë vit, i cili hap dekadën e shpresës, dekadën e fitores mbi të keqen, dekadën kundër varfërisë, dekadën e rifitimit dhe konsolidimit të lirive, dekadën e një Shqipërie pjesë të Europës së Bashkuar, dekadë që e bën Shqipërinë edhe njëherë vend të dashur të shqiptarëve nga e cila ata nuk do donin të iknin kurrë, në dekadën që do ta kthejë Shqipërinë realisht në shtëpinë e të gjithë shqiptarëve.

Startimi në këtë dekadë të re është një mision i madh dhe i pakthyeshëm. Është një mision që nuk e ndal dot asnje, autokrat, burokrat i korruptuar, oligark, kriminel, trafikant a kushdo qoftë, pasi përballë nuk ka as një, as dy, as pesë e as dhjetë, por shumicën absolute të shqiptarëve, që janë ngritur në këmbë për të rifituar Shqipërinë që po përpiqen t’ua grabisin.

Viti 2020 është fillimi i një dekade ku Shqiperia, Familja, Kombi shqiptar janë dhe do të jenë të parët! Asnjë dorë e zezë nuk mund të shtrihet mbi to pasi të gjithë shqiptarët së bashku do ta refuzojnë me forcën e rezistencës dhe shpirtit të tyre.

Ne jemi krenarë për sot dhe për gjithë jetën se do të jemi ne njerëzit e dekadës së re të një Shqipërie krejt tjetër nga kjo e sotmja që nuk është hall dhe problem vetëm i shqiptarëve por edhe i Ballkanit. Të një Shqipërie e njerëzve të lirë, e inisiativës së lirë, gjithashtu edhe një shembull përparimi dhe zhvillimi.

Kjo dekadë do të flakë tej Rilindjen e shëmtisë politike dhe morale, Rilindjen e shpërbërësve të familjes, Rilindjen e tradhëtarëve të Kombit dhe do të ngrejë lart atdhetarët e vërtetë, të rinjtë e talentuar, burrat dhe gratë që mbajnë mbi shpatulla ekonominë e vendit dhe të familjeve të tyre. Do të ngrejë lart talentin dhe dijen e shqiptarëve me të cilët ne krenohemi dhe që sot kemi aq shumë nevojë. Tashmë ka ardhur më në fund dita që të ringremë shpresën dhe besimin dhe të rivendosim në piedestal dinjitetin njerëzor.

Në konventën e sotme Monika Kryemadhi ka ftuar gjithë të rinjtë që të bashkohen me partinë që ajo drejton. Kryetarja e LSI-së, nuk i ka kursyer akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama. Kryemadhi ka paralajmëruar gjithashtu një tur nëëpr qytete të Shqipërisë, ku edhe do të zhvillojë takime me qytetarët. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dekada e re konventa e lsi monika kryemadhi dekada e re konventa e lsi monika kryemadhi

Sondazh

Poll