Politike

Lëvizja e makinave me grafik, Balluku: Athina e aplikon prej 35 vitesh, ka reduktuar lëvizjen me 50%

Gjatë deklaratës për mediat, Balluku theksoi se kjo lëvizje është një praktikë e ndjekur nga vende evropiane.

8 Janar 2025, 13:22 Nga I.A
Lëvizja e makinave me grafik, Balluku: Athina e aplikon prej 35 vitesh, ka
Belinda Balluku

TIRANË-  Zv.Kryeministrja Belinda Balluku ka komentuar lajmet se në vendin tonë do të bëhet lëvizja e makinave me grafik, në mënyrë që të reduktohet trafiku. Gjatë deklaratës për mediat, Balluku theksoi se kjo lëvizje është një praktikë e ndjekur nga vende evropiane. Balluku përmendi Athinën, e cila e aplikon prej 35 vitesh dhe ka dhënë efekt pozitiv duke reduktuar trafikun me 50 për qind.

"Praktikë e ndjekur nga vende evropiane, Athina prej 35 vitesh ka qarkullim të makinave sipas numrave të targave duke e ulur lëvizjen e automjeteve me 50%, një ditë ata me targa çift, një ditë ata me targa tek. Nuk ka ligj që do të detyrojnë drejtuesit, është plan kombëtar për klimën dhe energjinë," tha Balluku.

belinda balluku

Sondazh

Poll