Politike

Fashë oraresh për automjetet e tonazhit të rëndë/ Balluku: Ka qenë në fuqi, e kemi hedhur për konsultim publik, praktikë e ndjekur nga kryeqytetet evropiane

Ajo shtoi se vendimi ka një element të ri, është praktikë e ndjekur nga kryeqytetet evropiane.

8 Janar 2025, 13:18 Nga M.B
Fashë oraresh për automjetet e tonazhit të rëndë/
Belinda Balluku

TIRANA- Zv.kryeministrja njëherësh dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha sot se do të ketë fashë oraresh për automjetet e tonazhit të rëndë. Balluku tha se kjo masë për kufizimin e lëvizjeve të automjeteve të tonazhit të rëndë ka qenë në fuqi, por është hedhur për konsultim publik. Ajo shtoi se vendimi ka një element të ri, është praktikë e ndjekur nga kryeqytetet evropiane.

“Për shkak të trafikut dhe fluksit të madh të automjeteve, marrim një vendim, për të krijuar disa fasha orare për automjetet e tonazhit të rëndë. 4 vitet e fundit, kemi marrë vendim, që nga e premtja, deri të hënën në mëngjes, akset të jenë të lira vetëm për automjetet privarte. Ka qenë në fuqi, e kemi hedhur për konsultim publik, ka një element të ri, është praktikë e ndjekur nga kryeqytetet evropiane”, theksoi ajo.

belinda balluku

Sondazh

Poll