Politike

Ulet çmimi i energjisë elektrike/ Rama: Arritje gjatë këtyre 35 viteve, e mirëmenduar dhe konsultuar me ekspertë

8 Janar 2025, 12:14 Nga I.A
Ulet çmimi i energjisë elektrike/ Rama: Arritje gjatë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ulja e çmimit të energjisë elektrike është e para në vendin tonë në historinë e këtyre 35 viteve. Gjatë konferencës për mediat, Rama deklaroi se vendimi për uljen e çmimit të energjisë në vendin tonë është e kundërta se çfarë po ndodh në rajon apo kontinent, ku theksoi se çmimet për energjinë elektrike po rriten.

"Sot do të ndajmë me publikuan një arritje, që është nga më domethënëse e qeverisjes sonë. Uljen e parë në historinë e këtyre 35 viteve të çmimit të energjisë elektrike. Ky është një fakt, i cili na mbush patjetër me krenari,. po të marrim parasysh, se nga çhumnerë e kemi nisur ngjitjen deri në këtë pikë. Ulja e çmimit të energjisë elektrike në kohën e sotme është në kundër tendencës të pilotë me rajonin dhe kontinentin ku jetojmë ku çmimet e energjisë jo vetëm nuk janë ulur, por janë të kërcënuara me rritje të tjetra.  Kjo masë është një masë më shumë se sa e mirë menduar, e diskutuar në të gjitha nivelet me ekspertizën e brendshme dhe atë ndërkombëtare”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll