Politike

Ulja e çmimit të energjisë/ Rama: Rritje e ekonomisë, së shpejti do shkojmë në Abu Dabi

Po ashtu Rama ka theksuar se javën e ardhshme ai së bashku me Ministren Belinda Balluku do të shkojnë në Abu Dabi për një moment tjetër historik, të Shqipërisë si aktor të energjisë në nivel evropian. 

8 Janar 2025, 12:28 Nga I.A
Ulja e çmimit të energjisë/ Rama: Rritje e ekonomisë,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ulja e çmimit të energjisë elektrike në vend përkthehet me fjalë të tjera në rritje të ekonomisë së vendit. Gjatë fjalës për mediat, Rama sulmoi dhe Opozitën dhe mediat duke theksuar se i kanë rrokanisur kokën shqiptarëve me gënjeshta në lidhje me çmimin e energjisë elektrike. Po ashtu Rama ka theksuar se javën e ardhshme ai së bashku me Ministren Belinda Balluku do të shkojnë në Abu Dabi për një moment tjetër historik, të Shqipërisë si aktor të energjisë në nivel evropian. 

“Shqipëria është vend tjetër. Kjo tregon rritje të ekonomisë, tregon rritje të kapaciteteve në të gjitha shtresat, por edhe kosnum të energjisë. Natyrisht që edhe ky është një fakt, që na ndihmon të marrim këtë hap të uljes. Kemi më shumë konsum, kemi edhe më shumë të ardhura. Ky moment materializon përpjekjet e të gjithë atyre që kanë kontribuar dhe kontribuojnë në këtë fushë. Transforimi vazhdon. Së shpejti, javën e ardhshme do të shkojmë në Abu Dabi për një moment tjetër historik, të Shqipërisë si aktor të energjisë në nivel evropian. Do ta shikoni pas ca ditësh. Siç do shikoni, çmimet e energjisë elektrike i kanë pasur më të larta, sesa çmimi që është sot. I kanë rrokanisur kokën shqiptarëve, në bashkëpunim me kanale e portale të llumit, duke thënë që rritëm çmimin. Ne nuk kemi rritur asgjë. Ne kemi rritur Shqipërinë dhe po rrisim Shqipërinë çdo ditë”, tha Rama.

belinda balluku edi rama

Sondazh

Poll