Politike

Rama: Shqipëria e para në rajon për energjinë diellore, objektivi i radhës, 30 % e prodhimit të jetë nga burime të tjera

Gjatë fjalës së tij në konferencën për mediat, Rama theksoi se ulja e çmimit të energjisë elektrike është moment historik për Shqipërinë. 

8 Janar 2025, 12:24 Nga I.A
Rama: Shqipëria e para në rajon për energjinë diellore,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është vendi i parë në rajon për energjinë solare. Gjatë fjalës së tij në konferencën për mediat, Rama theksoi se ulja e çmimit të energjisë elektrike është moment historik për Shqipërinë. Po ashtu Rama deklaroi se objektivi i radhës i qeverisë është që 30 % të prodhimit të energjisë elektrike të jetë nga burime të tjera përveç ujit. 

“Tre vjet politikë në kulmin e sfidës nga kriza e madhe që prodhoi në të gjithë sektorin energjetik të europës lufta në Ukrainë, Shqipëria sot 10 % të prodhimit të saj e ka nga dielli. Kur ne hymë në këtë fazë e kishte zero. Sot flasim për mbi 300 megaëat prodhim që bazohet tek politika jonë e mbështetjes për diversfikimin e portofolit në funksion të kthimit eksportus të sShqipërië brenda mandatit të katërt.

Por sot në kanalin e investimeve që janë të pritshme bazuar në aplikimet e reja kemi 1300 megawat energji diellore, pra në total do të arrijmë objektivin e 30 % të prodhimit të energjisë totale nga burime të tjera përveç ujit. Janë tashmë projekte të futura në proces. Në vitet e mira hidrike në mbulojmë vetëm 75 % të nevojave, ndaj nuk jemi sovran akoma, por ama sot jemi 3 vite larg sovranitetit të plotë energjetike, sepse 30 % që na duhet për të kompensuar, plus riciklimin që po e zbatojmë në Shqipërinë si projekt inovativ do të na bëjnë që të jemi sovranë. Në vitet jo të mira hidrike ne e kemi 65 % kapacitetit total, jemi të varur nga importi. Por sot u themi shqiptarëve që ne ja dolëm”, tha Rama.

edi rama ulja e cmimit te energjise elektrike

Sondazh

Poll