Politike

Ulja e çmimit të energjisë/ Balluku: Vjen për shkak të performancës së sektorit energjetik dhe kompanive

Duke folur në konferencë për mediat për uljen e çmimit të energjisë elektrike për abonentët familjarë, Balluku e cilësoi si ditë e sotme si të shënuar për sektorin energjetik.

8 Janar 2025, 12:51 Nga M.B
Ulja e çmimit të energjisë/ Balluku: Vjen për shkak
Belinda Balluku

TIRANA- Zv.kryeministrja njëherësh dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha sot se ulja e çmimit të energjisë ka ardhur për shkak të perfomancës së sektorit energjetik dhe kompanive, që janë pjesë përbërëse e tij.

Duke folur në konferencë për mediat për uljen e çmimit të energjisë elektrike për abonentët familjarë, Balluku e cilësoi si ditë e sotme si të shënuar për sektorin energjetik. Ajo shtoi se në vitin 2005, çmimet ishin me dy fasha, dhe këto fasha, sipas saj, kishin një ndarje, e cila na ka rezultuar se nuk ka qenë e studiuar.

“Ditë e shënuar në sektorin energjetik shqiptar. Në vitin 2005, çmimet ishin me dy fasha, dhe sigurisht këto fasha kishin një ndarje, e cila na ka rezultuar se nuk ka qenë e studiuar. Në vitin 2010 çmimi më i lartë pasi kishte abuzime...Kjo vjen për shkak të performancës së sektorit energjetik dhe kompanive që janë pjesë përbërëse e tij”, tha Balluku.

belinda balluku

Sondazh

Poll