Politike

'Dosja 5D'/ Shtyhet seanca për në datën 28 janar, të pandehurit do të kërkojnë gjykim të shkurtuar

Bëhet me dije se seanca e radhës do të mbahet më 28 janar.

8 Janar 2025, 11:47 Nga ZH.LL
'Dosja 5D'/ Shtyhet seanca për në datën 28 janar,
zyrtaret

TIRANË- Prokurorja e Posaçme Anita Jella do të jetë pjesë e hetimit dhe përfaqësimit të organit të akuzës për dosjen "5D" të drejtorëve bashkiakë. Jella u paraqit krah Klodian Brahos, teksa u bë zyrtarizimi i saj në seancën e parë paraprake të zhvilluar këtë të mërkurë. 

Bëhet me dije se seanca e radhës do të mbahet më 28 janar. Seanca u shty pasi mungonte një nga avokatët e të pandehurve. Ndërkohë, mësohet se në seancën e radhës të pandehurit do të kërkojnë gjykim të shkurtuar. 

Në 2 korrik të këtij viti, SPAK i komunikoi akuzat “korrupsion pasiv” dhe “mosdeklarim të pasurisë” Redian Mollës dhe Mariglen Qatos, ndërsa Taulant Tushes i komunikoi akuzën “shkelje e barazisë në tendera”. Tre ish-drejtorët u arrestuan në muajin mars të këtij viti me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”. Ata u lanë në masën “arrest në burg”, ndërsa pesë persona të tjerë në masën “detyrim paraqitje”, konkretisht Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Deborah Keçi dhe Englatina Zere. Sipas SPAK, Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë “5D”, e cila sipas hetimeve, ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë. Bëhet fjalë për 11 procedura tenderimi në harkun kohor të 6 viteve, nga 2016 deri në 2022. Kompania njihet dhe me dy emra të ndryshëm “Igor Electric” dhe “Vas construcion”.

dosja 5d drejtoret bashkiake spak

Sondazh

Poll