7 Janar 2025, 15:05
Nga DOSJA
Foto ilustruese
TIRANË- Për herë të dytë, Edi Rama takoi Rabinin Yoshiyahu Yosef Pinto, kësaj here publikisht dhe me një projekt. Qëllimi zyrtar i takimit sipas kryeministrit shqiptar ishte prezantimi i Shqipërisë si një model për vëllazërinë fetare, ku hebrejtë u morën në mbrojtje gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Një tjetër lëvizje e Ramës pas asaj të disa muajve më parë ku shpalli krijimin e shtetit të parë bektashi. Të dy vizituan Vlorën, atje ku shumë shpejt, pritet që të ndërtohet edhe një muze hebraik, detajet për të cilin ende nuk janë bërë publike.
“Me nder dhe përulësi pata privilegjin të mikëpres për herë të dytë Rabinin Yosiyahu Yosef Pinto në Shqipëri — një vend model i vëllazërisë fetare, ku hebrenjtë u morën në mbrojtje si askund tjetër gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ishte një privilegj të vizitoja me të Vlorën, qytetin ku hebrenjtë u vendosën shekuj më parë dhe në zonën që dikur ishte lagjja e tyre, së shpejti do të fillojmë ndërtimin e një Muzeu të bukur Hebraik”, shkruan Rama.
Por a e dinte Rama që Pinto është një i dënuar? Nga një kërkim elementar që Dosja.al bëri në burimet e kërkimit të hapur rezulton se Pinto është arrestuar dhe dënuar me 1 vit burg në vitin 2015, pasi ai akuzoi se korruptoi një zyrtar të lartë policie.
https://www.bbc.com/news/world-middle-east-32703943
Pinto u gjobit edhe me 260 mijë dollarë, pasi u gjet fajtor për ofrimin e parave për një informacion konfidencial në hetimin që po i bëhej organizatës së tij të bamirësisë.
Pinto raportohet se është një nga njerëzit më të pasur në Izrael me një numër të madh ndjekësish, stërnip i një tjetër rabini. Israel Abuchatzera, i njohur gjithashtu si Baba Sali.
Gjatë procesit ai pranoi fajësinë në Tel-Aviv duke dëshmuar se ai kishte korruptuar një tjetër shef të lartë policie, ish-kreun e skuadrës kombëtare të krimeve të Izraelit. Zyrtari që ai tentoi të korruptonte, vrau veten fill më pas.
Por organizata e tij, shoqërohet nga shumë pikëpyetje dhe akuza që lidhen me hetime penale, vetëvrasje dhe padi të aleatëve dhe armiqve të dikurshëm.
https://forward.com/news/318275/once-untouchable-rabbi-pinto-faces-prison-as-empire-teeters/
Cili ishte roli i tij në takimin që pati me kryeministrin shqiptar?
Zyrtarisht dihet vetëm që numri 2 i shtetit shqiptar, takoi një Rabin të dënuar më parë dhe me një sërë lidhjesh okulte, për të nisur punimet për muzeun e hebrejve.
A duhet të ishte kryeministri më i kujdesshëm në takimin e tij me një të dënuar?
Përse Rama thotë se ndihet i “përulur” përballë një individi të dënuar? Këtë mund ta thotë vetëm ai…/DOSJA.al
rama rabin korrupsion
Politike
7 Janar 2025, 14:34
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga qelia përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur...
Politike
7 Janar 2025, 14:23
ZH.LL
Flamur Noka
TIRANË- Deputetit demokrat Flamur Nokës i është hakeruar llogaria e tij personale në rrjetin social Facebook. M&e...
Politike
7 Janar 2025, 14:14
M.B
Agron Shehaj dhe Flamur Noka
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, vijon kritikat ndaj partisë &ldq...
Politike
7 Janar 2025, 13:19
M.B
Genc Gjokutaj
TIRANA- Ka përfunduar pas dy orësh marrja në pyetje e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta n&eum...
Politike
7 Janar 2025, 12:51
M.B
Protesta
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka shpallur moskopetencën për shqyrtimin e kallëzimit të PD-së për dhu...
Politike
7 Janar 2025, 12:38
I.A
Instalacioni
TIRANË-Tirana pritet të ketë një tjetër instalacion, këtë herë të parashikuar te Sheshi Nën&...
Politike
7 Janar 2025, 12:20
I.A
Sali Berisha dhe Pandeli Majko
TIRANË- Deputeti socialist Pandeli Majko ka kërkuar nga kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali, që t&eu...
Politike
7 Janar 2025, 11:03
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mbërritur në SPAK, ku do të merret në pyetje nga prokuror&e...
Politike
7 Janar 2025, 10:33
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë i cili sot duhet të merret në pyetje nga SPAK ka reaguar nga qelia me anë t&e...
Politike
7 Janar 2025, 10:20
M.B
Genc Gjokutaj
TIRANA- Kryetari i Partisë së LirisëIlir Meta do të merret në pyetje nga Prokurorët e SPAK ndërsa avokati ...