Politike

"Mezi pres të takohem me “kolegët” e megajdutëve të fortët!" Duhej të paraqitej në SPAK në orën 10:00, Meta: Jam ende në qelinë Nr.5

Ai shton se do të jetë i hapur t'i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.

7 Janar 2025, 10:33 Nga M.B
"Mezi pres të takohem me “kolegët” e megajdutëve
Ilir Meta

TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë i cili sot duhet të merret në pyetje nga SPAK ka reaguar nga qelia me anë të një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale. Meta thotë se ende ndodhet në qelinë Nr.5 i gatshëm që në ora 10:00 për të shkuar në SPAK edhe pse, siç thotë ai, lajmërimin e ka marrë nga mediat. Ai shton se do të jetë i hapur t'i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.

POSTIMI:

Rreth 15 minuta më parë mediat e regjimit mashtruan duke pretenduar se unë kam hyrë në ambientet e SPAK. Nuk është e vërtetë.

Unë akoma jam në qelinë Nr.5, i gatshëm që në ora 10:00 për të shkuar në SPAK edhe pse lajmërimin e kam marrë nga mediat e regjimit dhe jo sipas procedurave ligjore.

Mezi po pres të takohem me “kolegët” e megahajdutëve të regjimit më të korruptuar në kontinent dhe pas seancës reciproke të pyetjeve në SPAK, jam i hapur t’u përgjigjem pyetjeve të gazetarëve.

ilir meta

Sondazh

Poll