Politike

Kallëzimi i PD-së për dhunë të policëve ndaj protestuesve në 23 dhjetor, SPAK shpall mos kompetencë, ia kalon Prokurorisë së Tiranës

Në dokument thuhet se SPAK ia çon Prokurorisë së Tiranës kallëzimin për kompetencë.

7 Janar 2025, 12:51 Nga M.B
Kallëzimi i PD-së për dhunë të policëve ndaj
Protesta

TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka shpallur moskopetencën për shqyrtimin e kallëzimit të PD-së për dhunën e policëve ndaj protestuesve më 23 dhjetor 2024. Në dokument thuhet se SPAK ia çon Prokurorisë së Tiranës kallëzimin për kompetencë.

Protesta e 23 dhjetorit 2024 e opozitës ishte në kuadër të mosbindjes civile dhe ka zgjatur rreth tre orë, ku u bllokua qarkullimi në pesë pika kyçe të kryeqytetit, konkretisht te Rruga e Elbasanit, Pallati me Shigjeta, Zogu i Zi, Sheshi Willson dhe bashkia e Tiranës.

Që në nisje të saj protesta është shoqëruar me përplasje të dhunshme mes policisë dhe qytetarëve. Situata më e tensionuar është paraqitur në Rrugën e Elbasanit dhe tek Pallati me Shigjeta, pasi në një moment deputeti demokrat dhe nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj humbi ndjenjat.

Ai u dërgua te spitali i Traumës, ndërsa për këtë opozita ka bërë fajtor policinë, pasi janë se efektivët e kanë dhunuar me urdhër të qeverisë. Ndërkohë kreu i PD-së, Sali Berisha ka qenë i pranishëm në të gjitha pikat ku u mbajt protesta. Berisha tha për mediat se mosbindja civile nuk do të ndalet deri në krijimin e qeverisë teknike dhe sigurimin e zgjedhjeve të lira

protesta e pd

Sondazh

Poll