Politike

Meta merret sot në pyetje nga SPAK, avokati Genc Gjokutaj mbërrin në ambientet e Prokurorisë së Posaçme

Gjokutaj ka mbërritur rreth orës 10:00 në SPAK, si përfaqësuesi ligjor i Metës.

7 Janar 2025, 10:20 Nga M.B
Meta merret sot në pyetje nga SPAK, avokati Genc Gjokutaj mbërrin
Genc Gjokutaj

TIRANA- Kryetari i Partisë së LirisëIlir Meta do të merret në pyetje nga Prokurorët e SPAK ndërsa avokati i tij Genc Gjokutaj do jetë i pranishëm gjatë dhënies së dëshmisë. Gjokutaj ka mbërritur rreth orës 10:00 në SPAK, si përfaqësuesi ligjor i Metës.

Meta reagoi dje në rrjetet sociale nga qelia për marrjen në pyetje ditën e sotme, duke thënë se do të jetë ai që do t’i marrë në pyetje hetuesit.

“Sapo mësova nga mediat e regjimit, që nesër unë, lideri i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare dhe forcës së tretë politike në vend, qenkam thirrur për t’u pyetur nga organizata kriminale SPAK, e cila firmosi rrëmbimin tim të paligjshëm dhe banditesk. Pa dyshim që do jem atje për t’i marrë unë në pyetje dhe pas kësaj seance jam i hapur për çdo pyetje nga mediat që do të jenë të pranishme”, shkruan Meta.

genc gjokutaj

Sondazh

Poll