Politike

Akuzat e Berishës për Pandeli Majkon, deputeti: Spiropali t’i kërkojë SHIK-ut informacion për aludimet, dorëzoj çdo imunitet parlamentar

Berisha gjatë një konference për mediat ditën e djeshme theksoi se Majko ka dalë në përgjimet e SHISH, duke bërë biseda me trafikantë për blerje votash. 

7 Janar 2025, 12:20 Nga I.A
Akuzat e Berishës për Pandeli Majkon, deputeti: Spiropali t’i
Sali Berisha dhe Pandeli Majko

TIRANË- Deputeti socialist Pandeli Majko ka kërkuar nga kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali, që të kërkojë informacion Shërbimit Informativ Kombëtar lidhur me akuzat e kreut të PD-së Sali Berisha ndaj tij. Berisha gjatë një konference për mediat ditën e djeshme theksoi se Majko ka dalë në përgjimet e SHISH, duke bërë biseda me trafikantë për blerje votash. Majko ka theksuar se është i gatshëm që të dorëzojë çdo imunitet parlamentar që mund të jetë i nevojshëm për hetimin e çështjes së ngritur ndaj emrit të tij. 

Postimi i Plotë:

Sot, në takim me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali!… I kërkova që brenda protokolleve në fuqi, ti kërkohej Shërbimit Informativ Kombëtar informacion me shkrim, lidhur me aludimet për fshehje informacioni të deklaruar dje në publik nga Sali Berisha! Kam vendosur që të dorëzoj çdo imunitet parlamentar i cili mund të jenë i nevojshëm për hetimin e çështjes së ngritur për emrin tim në deklarimet publike të Sali Berishës!

Akuzat e Berishës për Pandeli Majkon, deputeti: Spiropali t’i
Postimi i Plote

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar Pandeli Majkon për lidhje me krimin elektoral në Kukës, duke e përfshirë atë në aktivitete të paligjshme që lidhen me trafikun e drogës dhe armëve. Ai ka përmendur një ngjarje, ku sipas tij Majko dhe disa të tjerë, përfshirë drejtorin e OSHEE në Kukës, planifikonin të përdornin shtylla centrifugale për të realizuar një skemë të blerjes së votave, duke shpërndarë para në disa zona. Berisha ka kritikuar gjithashtu Pandeli Majkon për sjelljen e tij në Tiranë dhe lidhjet e tij me ministra të korruptuar, duke e quajtur atë një nga figurat më problematike të politikës shqiptare.

pandeli majko sali berisha

Sondazh

Poll