7 Janar 2025, 14:23
Nga ZH.LL
Flamur Noka
TIRANË- Deputetit demokrat Flamur Nokës i është hakeruar llogaria e tij personale në rrjetin social Facebook. Mësohet se llogaria e rrjetit social të deputetit ka rënë pre e mesazheve mashtruese që kanë për qëllim final marrjen në posedim.
Lidhur me rastin e deputetit, në emër të Nokës është bërë një falenderim për një “traniere”, të quajtur Cristina Andreas. Në shkrim flitet edhe për investimet dhe fitimet në Forex.
Ndërkohë Policia e Shtetit ka reaguar duke i bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes dhe të mos hapin mesazhe të ngjashme. Kjo pasi edhe shumë qytetarë të tjerë kanë rënë pre e mashtrimeve, duke hapur mesazhe mashtruese që u vijnë në celularët e tyre.
Policia e Shtetit apelon për ata qytetarë që kanë rënë pre e këtyre SMS-ve, të paraqiten në zyrat e Policisë së Shtetit tek strukturat e Krimit Kibernetik.
Njoftimi:
Nisur nga disa raste të adresuara në strukturat e Hetimit të Krimeve Kibernetike dhe nga monitorimi i vazhdueshëm i burimeve të hapura të informacionit, si dhe platformave virtuale, me qellim evidentimin e veprimtarive të kundraligjshme, kryesisht në fushën e krimeve kibernetike, nga Drejtoria për Hetimin e Krimit në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, janë konstatuar mesazhe të maskuara në platformën e komunikimit ëhatsapp.
Këto mesazhe përcjellin kërkesën për të votuar apo për tu regjistruar në evenimente të ndryshme fiktive, ku pretendohet se pas këtyre regjistrimeve, votuesi apo personi që klikon, do të përfitojë benefite të ndryshme.
Mesazhet, kanë si qëllim orientimin e poseduesve të llogarive, drejt linqeve mashtruese, qëllimi final i së cilave është marrja në posedim, në mënyrë të padrejtë, të profileve në platformën e komunikimit ëhatsapp të personave të mashtruar.
Policia e Shtetit informon qytetarët se në rast se ju vijnë të tilla SMS duhet ti fshijnë dhe mos të kryejnë asnjë veprim kundrejt tyre (klikim, plotësim të dhënash etj), të cilat mund të vijnë nga numra kryesisht të huaj, por edhe të personave që i keni kontakt në aparatin tuaj telefonik, që mund t’ju jetë hakëruar Whatsapp-i duke rënë pre e këtyre SMS-ve.
Policia e Shtetit apelon për ata qytetarë që kanë rënë pre e këtyre SMS-ve, të paraqiten në zyrat e Policisë së Shtetit tek strukturat e Krimit Kibernetik, pranë çdo Drejtorie Vendore të Policisë për të denoncuar rastet, me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve të kësaj veprimtarie të kundraligjshme.
flamur noka facebook policia e shtetit
whatsapp image 2025 01 07 at 13 3
whatsapp image 2025 01 07 at 13
whatsapp image 2025 01 07 at 13 1
whatsapp image 2025 01 07 at 13 2
Politike
7 Janar 2025, 14:14
M.B
Agron Shehaj dhe Flamur Noka
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, vijon kritikat ndaj partisë &ldq...
Politike
7 Janar 2025, 13:19
M.B
Genc Gjokutaj
TIRANA- Ka përfunduar pas dy orësh marrja në pyetje e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta n&eum...
Politike
7 Janar 2025, 12:51
M.B
Protesta
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka shpallur moskopetencën për shqyrtimin e kallëzimit të PD-së për dhu...
Politike
7 Janar 2025, 12:38
I.A
Instalacioni
TIRANË-Tirana pritet të ketë një tjetër instalacion, këtë herë të parashikuar te Sheshi Nën&...
Politike
7 Janar 2025, 12:20
I.A
Sali Berisha dhe Pandeli Majko
TIRANË- Deputeti socialist Pandeli Majko ka kërkuar nga kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali, që t&eu...
Politike
7 Janar 2025, 11:03
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mbërritur në SPAK, ku do të merret në pyetje nga prokuror&e...
Politike
7 Janar 2025, 10:33
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë i cili sot duhet të merret në pyetje nga SPAK ka reaguar nga qelia me anë t&e...
Politike
7 Janar 2025, 10:20
M.B
Genc Gjokutaj
TIRANA- Kryetari i Partisë së LirisëIlir Meta do të merret në pyetje nga Prokurorët e SPAK ndërsa avokati ...
Politike
7 Janar 2025, 10:00
ZH.LL
Fran Frrokaj
LEZHË- Ish-kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj ka dërguar rekurs në Gjykatën e Lartë. Frrokaj kërk...
Politike
7 Janar 2025, 07:52
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta do të paraqitet sot në SPAK për tu marrë në pyetje pë...