Politike

Noka nxjerr dokumentet: Kompania e Agron Shehajt firmosi kontratë për të ndërtuar vilën e Ajola Xoxës! Kreu i partisë "Mundësia": Shpifje!

Në studiont televizive ai ka prezantuar një dokument që, sipas tij, provon lidhjet e kompanisë së Agron Shehajt, “Prime Capital,” me Ajola Xoxën, bashkëshorten e Erion Veliajt, kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

7 Janar 2025, 14:14 Nga M.B
Noka nxjerr dokumentet: Kompania e Agron Shehajt firmosi kontratë për
Agron Shehaj dhe Flamur Noka

TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, vijon kritikat ndaj partisë “Mundësia”, të drejtuar nga ish-deputeti demokrat Agron Shehaj. Noka e cilësoi këtë parti si një “krijesë të regjimit” dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj për mbështetjen e saj.

Në studiont televizive ai ka prezantuar një dokument që, sipas tij, provon lidhjet e kompanisë së Agron Shehajt, “Prime Capital,” me Ajola Xoxën, bashkëshorten e Erion Veliajt, kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Noka thotë se Shehaj ka firmosur kontratë me Xoxën në vitin 2010 për t’i ndërtuar asaj një vilë, me kompaninë e tij.

“Nuk mund të pretendojmë se çdo partiçkë që shpik regjimi është pjesë e opozitës. Rama, duke parë se Berisha është i fuqishëm dhe po ngrihet, ka gjetur një rrugë për të krijuar këto partiçka. Avash-avash, të gjitha do të dalin në shesh. Betejën tonë e kemi me Ramën.

Kjo kontratë, e vitit 2010, është mes shoqërisë ‘Prime Capital’ të Agron Shehajt dhe Ajola Xoxës për ndërtimin e vilës së saj. Le të dalë Shehaj dhe ta kundërshtojë këtë. Kjo është prova që partia e tij është një partiçkë e regjimit”, deklaron Noka.

Noka nxjerr dokumentet: Kompania e Agron Shehajt firmosi kontratë për

Noka nxjerr dokumentet: Kompania e Agron Shehajt firmosi kontratë për

Nga ana tjetër po nga studiot televizive, deputeti Agron Shehaj i ka kundërshtuar akuzat e Nokës duke i cilësuar vetëm si "shpifje", por pa dhënë fakte, dokumente apo argumente që i hedhin poshtë.

 

flamur noka agron shehaj

Sondazh

Poll