Politike

Apeli i Posaçëm e dënoi me 2 vite e 8 muaj burg, Fran Frrokaj nga arratia bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Pas vendimit të apelit që e riktheu në burg, Frrokaj është në kërkim që prëj 23 dhjetorit.

7 Janar 2025, 10:00 Nga ZH.LL
Apeli i Posaçëm e dënoi me 2 vite e 8 muaj burg, Fran Frrokaj
Fran Frrokaj

LEZHË- Ish-kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj ka dërguar rekurs në Gjykatën e Lartë. Frrokaj kërkon pezullimin e dënimit të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Apelit deri në shqyrtimin e rekursit në Gjykatën e Lartë. 

Pas vendimit të apelit që e riktheu në burg, Frrokaj është në kërkim që prëj 23 dhjetorit. Mësohet se policia e ka kryer kontrolle në banesë por nuk e ka gjetur.

Ish-kryebashkiaku është dënuar nga shkalla e parë e GJKKO me 1.4 vite burg, por apeli ia dyshishoi dhe tashmë i duhet të vuajë 2.8 vite burg për shpërdorim detyre. 

Ish-kryebashkiaku Fran Frrokaj, bashkë me ish zyrtarë të tjerë kanë favorizuar në regjistrimin e 82 pasurive të paluajtshme për disa persona

fran frrokaj

Sondazh

Poll