Politike

VIDEO/ Rama pret në Shqipëri rabinin Yosiyahu Yosef Pinto: Vizituam Vlorën, së shpejti do të fillojmë ndërtimin e një muzeu hebraik

Rama ka ndarë disa pamje nga pritja në rrjetet sociale teksa shkruan se pati privilegjin të mikëpresë për herë të dytë Rabinin Yosiyahu Yosef Pinto në Shqipëri, një vend model i vëllazërisë fetare, ku hebrenjtë u morën në mbrojtje si askund tjetër gjatë Luftës së Dytë Botërore. 

7 Janar 2025, 07:44 Nga M.B
VIDEO/ Rama pret në Shqipëri rabinin Yosiyahu Yosef Pinto: Vizituam
Edi Rama dhe Yosiyahu Yosef Pinto

VLORA- Kryeministri Edi Rama ka pritur në Shqipëri rabinin Yosiyahu Yosef Pinto, me të cilin ka vizituar qytetin e Vlorës. Rama ka ndarë disa pamje nga pritja në rrjetet sociale teksa shkruan se pati privilegjin të mikëpresë për herë të dytë Rabinin Yosiyahu Yosef Pinto në Shqipëri, një vend model i vëllazërisë fetare, ku hebrenjtë u morën në mbrojtje si askund tjetër gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai shton se vizitoi me të Vlorën qytetin ku hebrenjtë u vendosën shekuj më parë dhe ku, në zonën që dikur ishte lagjja e tyre. Rama thotë se aty së shpejti do të fillojmë ndërtimin e një Muzeu Hebraik.

“I nderuar dhe me përulësi pata privilegjin të mikëpres për herë të dytë Rabinin Yosiyahu Yosef Pinto në Shqipëri — një vend model i vëllazërisë fetare, ku hebrenjtë u morën në mbrojtje si askund tjetër gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ishte një privilegj të vizitoja me të Vlorën, qytetin ku hebrenjtë u vendosën shekuj më parë dhe ku, në zonën që dikur ishte lagjja e tyre, së shpejti do të fillojmë ndërtimin e një Muzeu të bukur Hebraik”, shkruan Rama.

Yoshiyahu Yosef Pinto është një rabin ortodoks izraelito-maroken që drejton një organizatë globale të quajtur Mosdot Shuva Israel, me qendër në Ashdod dhe New York City. Revista e biznesit Globes e emëroi atë në vitin 2012 si një nga dhjetë rabinët më të pasur në Izrael.




 

edi rama

Sondazh

Poll