Politike

Sula: Erion Veliaj e ka të pamundur t’i shpëtojë drejtësisë

Sula gjithashtu tha se Kreyeministrit Edi Rama nuk i intereson që të arrestohet Veliaj. 

6 Janar 2025, 21:32 Nga E. D
Sula: Erion Veliaj e ka të pamundur t’i shpëtojë
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti i PD-së, Dashnor Sula tha se Veliaj shkoi të lobojë në SHBA dhe i bëri presion Ramës për arrestimin, por e ka të pamundur që t’i shpëtojë nga ndjekja penale dhe nga drejtësia. Sula i ftuar në Ora News, tha se Veliaj është kapur mat me familjarët në korrupsion. Gjithashtu ai tha se Kreyeministrit Edi Rama nuk i intereson që të arrestohet Veliaj. 

"Veliaj shkoi të lobojë në SHBA dhe i bëri presion Ramës për arrestimin, por e ka të pamundur që të shpëtojë nga ndjekja penale dhe nga drejtësia. Ramës nuk i intereson që të arrestohet Veliaj. Veliaj është kapur mat me familjarët në korrupsion. Është e qartë tashmë kjo e thanë nga SPAK. Nesti Angoni është një socialist i lartë. Nesti bravo i qoftë se ia di korrupsionet Veliajt! Inceneratori është një zbulim i opozitës. E kanë qelbur kaq shumë sa nuk kanë ku shkojnë. Erdhën nga fiqtë dhe u bënë miliarderë. Nëse Berisha do të ishte akuzuar për tendera dhe fonde publike do kisha mbyllur gojën. Prandaj kjo ndaj tij është një ndjekje politike, se SPAK –përndryshe nuk do ta kishte falur," tha Sula.

dashnor sula

Sondazh

Poll