Aktualitet

Shkarkohet gjyqtari Artan Zeneli, lihet në fuqi vendimi i KPK-së

4 Shkurt 2019, 21:03 Nga DOSJA
Shkarkohet gjyqtari Artan Zeneli, lihet në fuqi vendimi i KPK-së

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e ish-gjyqtarit të lartë Artan Zeneli, i cili kishte apeluar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupi gjykues, i cili më herët ka vulosur vendime përjashtimi për gjyqtarë e prokurorë të pakonfirmuar, përbëhej nga ish-prokurorja e përgjithshme, Ina Rama, ish-anëtarja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD), Albana Shtylla, kryetarja e Kolegjit të Posaçëm, Natasha Mulaj. Kryesoi trupën Rezarta Schuetz dhe relaton Ardian Hajdari, por nuk munguan sërish as vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM-së, të cilët po monitorojnë procesin.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, pasi gjykata e Vetting-ut do të shikojë në dhomë këshillimi kërkesën e gjyqtarit, të cilit iu zbuluan probleme me pasuritë, por edhe papërshtatshmëri me detyrën, pasi i është refuzuar edhe viza nga Ambasada Amerikane, gjë për të cilën iu kërkua llogari përpara Vettingu-t.

Njoftimi i plotë i KPA-së

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kryesuar nga Rezarta Schuetz, relator Ardian Hajdari dhe anëtarë Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj, sot, më datë 04.02.2019, shqyrtoi në dhomë këshillimi, çështjen nr.21/2018 (JR) që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Artan Zeneli, kundër vendimit nr. 41, datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit, mbështetur në faktet e provuara në gjykim dhe në nenin 66, pika 1, germa “a” të ligjit 84/2016, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit vendosi unanimisht:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 41, datë 18.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Artan Zeneli.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall në Tiranë, sot, më datë 04.02.2018.

(a.m/dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet artan zeneli kpa kpk shkarkohet artan zeneli kpa kpk shkarkohet

Sondazh

Poll