Sport

VIDEO / Rejnxhërsi i Bajramit, leksion rivalëve të përjetshëm të Sëlltikut!

Edhe pas këtij suksesi diferenca mes kryesuesve të Sëlltik dhe Rejnxhërsit, mbetet e konsiderueshme, plot 11 pikë larg njëra-tjetrës.

2 Janar 2025, 22:18 Nga DOSJA
VIDEO / Rejnxhërsi i Bajramit, leksion rivalëve të

SKOCI - Gllazgou Rejnxhersi i Nedim Bajramin mposhti pasditen e sotme kryesuesit e Sëlltikut me rezultatin e pastër 3-0, në duelin e vlefshëm për javën e 21-të të kampionatit skocez.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, u aktivizua titullar në këtë duel, duke bërë një paraqitje të kënaqshme, teksa u zëvendësua në minutën e 80-të.

Golat e Haxhit, Proper dhe Danilos i dhuruan fitoren spektakolare Rejnxhërsit në këtë përballje speciale. Edhe pas këtij suksesi diferenca mes kryesuesve të Sëlltik dhe Rejnxhërsit të Bajramit, mbetet e konsiderueshme, plot 11 pikë larg njëra-tjetrës. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll