Sport

Gary Neville pa dyshime: “Alexander Isak është sulmuesi më i mirë në Angli”...

Ish-lojtari i Manchester United vendos suedezin mbi Erling Haaland

2 Janar 2025, 18:13 Nga DOSJA

Gary Neville pa dyshime: “Alexander Isak është sulmuesi më

ANGLI - Sulmuesi suedez Alexander Isak i Newcastle, vazhdon të spikasë në Premier League. Pasi u vlerësua në 180 milionë euro nga drejtuesit e klubit, shënoi në triumfin ndaj Manchester United dhe vendosi record me 8 gola në 6 ndeshjet e fundit, ka ardhur koha të marri lëvdatat e legjendave të së shkuarës.

Gary Neville, idhulli i Manchester United, vuri në pah cilësitë e golashënuesit nordik dhe madje e krahasoi atë edhe me Erling Haaland...

''Ai është absolutisht fantastik dhe gjithmonë po përmirësohet. Ne e dimë se ai mund të shënojë gola, ne e dimë se mund të vrapojë, por është gjithashtu e rëndësishme të theksojmë lojën e tij të përmbajtjes dhe lidhjen e tij me të tjerët, e cila është përmirësuar shumë që kur ai mbërriti në Newcastle”,- filloi ai.

''Unë mendoj se ai është sulmuesi më i mirë në vend për momentin. Unë shikoj shumë ndeshje të Erling Haaland, i cili është një sulmues i klasit botëror, por loja e tij nuk është aspak afër nivelit të Isak për momentin. Kundër Manchester United, Isak bëri atë që donte gjatë gjithë ndeshjes. Ishte një natë shumë e mirë për të. Ishte një dhjetor shkatërrues”, përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 2 Janar 2025, 13:00

Dortmundi mban zi për 'Teddy' de Beer

GJERMANI - Borussia Dortmund vajton humbjen e një prej figurave të saj kryesore të dekadave të fundit: Wolfgang 'Teddy' de ...