Sport

Rodri nxit Cityn: "Duhet të përpiqemi të fitojmë, por pa panik. Të rikthehemi bashkë"

“Gjithmonë kur ka mungesa në pozicione të caktuara, skuadra e vuan. Edhe ne e kemi përjetuar këtë”…

2 Janar 2025, 15:56 Nga DOSJA

Rodri nxit Cityn: "Duhet të përpiqemi të fitojmë, por

ANGLI - Rodri gjithandej. Mesfushori spanjol, i lindur në vitin 1996 dhe fitues i “Topit të Artë”, prej muajsh është i detyruar të largohet nga fusha për shkak të dëmtimit të ligamentit të kryqëzuar në gjurin e djathtë të pësuar kundër Manchester United këtë sezon.

Një humbje shumë e rëndë për Guardiolën dhe skuadrën, të cilët kanë vuajtur shumë me kalimin e ditëve, e kompletuar me rezultate të dobëta në Premier League dhe një rënie vertikale të dukshme edhe në Champions League (e 22-ta dhe pothuajse në kufirin minimal për play-off-in).

Në intervistën dhënë për gazetën spanjolle AS, në lidhje me momentin kritik të përjetuar nga ‘Citizent’ në dy muajt e fundit, Rodri komentoi: “Unë them gjithmonë se kur ka mungesa në pozicione të caktuara, skuadra e vuan. Edhe ne e kemi përjetuar këtë.

Gjatë viteve të kaluara me De Bruyne, ose me lojtarë të tjerë, që kanë munguar për një kohë të gjatë, është një moment në të cilin skuadra duhet të mbetet e bashkuar. E di që po kalojmë një periudhë të vështirë, një periudhë ku ndoshta luftojmë për t'u asimiluar dhe në të cilën nuk ndihemi mirë, por në fund kjo është pjesë e saj Ne duhet të ringrihemi”.

Duke shtuar një fije besimi: "Gjëja pozitive është se ka diferencë për pjesën tjetër të sezonit. Gjërat mund të ndryshojnë shumë. Futbolli ndryshon. Nuk mendoj se në fund ky moment do të jetë veçanërisht i rëndësishëm. Ne kalojmë nëpër faza të ndryshme gjatë vitit dhe pjekuria, qetësia, duhet të përmirësohen gradualisht. Ne duhet të përpiqemi të fitojmë pak, por pa panik”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 2 Janar 2025, 13:00

Dortmundi mban zi për 'Teddy' de Beer

GJERMANI - Borussia Dortmund vajton humbjen e një prej figurave të saj kryesore të dekadave të fundit: Wolfgang 'Teddy' de ...