Sport

Gardiani Keylor Navas rrugës për te Colo Colo... nëse ul rrogën!

Portieri 38-vjeçar është duke negociuar me skuadrën e kiliane…

2 Janar 2025, 19:28 Nga DOSJA

Gardiani Keylor Navas rrugës për te Colo Colo... nëse ul

KILI - Portieri Keylor Navas është në negociata me skuadrën kiliane Colo Colo. Pas ka marrë mesfushorin argjentinas Claudio Quino nga kampionët e Vélez Sarsfield, drejtuesit e klubit tani synojnë të gjejë një zëvendësues për portierin Brayan Cortés dhe i kanë vënë syrin Navasit.

Që marrëveshja të arrijë një përfundim të suksesshëm, do të jetë e nevojshme që portieri Navas, i cili ka qenë pa klub që nga largimi i skuadrës franceze nga Paris SG, të ulë ndjeshëm pagën e tij.

Pasi u fol në shtypin kilian për një kontratë me vlerë 112 mijë euro në muaj, kjo vlerë tashmë është ulur, duke shkuar aktualisht në 88 mijë euro. Kjo do të ishte paga e dytë më e madhe në skuadër, pasi ikoniku Arturo Vidal fiton 114 mijë euro në muaj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 2 Janar 2025, 13:00

Dortmundi mban zi për 'Teddy' de Beer

GJERMANI - Borussia Dortmund vajton humbjen e një prej figurave të saj kryesore të dekadave të fundit: Wolfgang 'Teddy' de ...