Sport

Rodri i kundërpërgjigjet Ronaldos: “Kur e fitoje ti trofeun, nuk kishe kontestime!”...

Komenti i Cristiano Ronaldos për çmimin e “Topit të Artë“ që në tetor iu dha lojtarit të Manchester City, nuk ka mbetur pa përgjigje nga Rodri.

2 Janar 2025, 16:26 Nga DOSJA

Rodri i kundërpërgjigjet Ronaldos: “Kur e fitoje ti trofeun, nuk

ANGLI - Ylli portugez kishte vënë në pikëpyetje besueshmërinë e ceremonisë historike të ndarjes së çmimeve, ndërsa ai po merrte pjesë e galasë Globe Soccer Wards.

Në eventin e organizuar në Dubai, lojtari i Real Madridit, Vinicius Jr. u ​​shpall futbollisti më i mirë i vitit. Ndërkohë, që vendimi për t’i dhënë “Topin e Artë” Rodrit solli polemika te “los blancos”, të cilët vendosën që të mos merrin pjesë në ceremoninë e Parisit.

Sipas pesë herë fituesit të “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, duhej që braziliani të ishte kurorëzohej si më i miri edhe në eventin e organizuar në kryeqytetin francez.

I pyetur nga spanjolja “AS”, Rodri nuk e fshehu befasinë për këtë reagim të CR7. “Po u befasova, pasi ai e di më mirë se të gjithë se si ky çmim funksionon, e mbi të gjitha se si zgjidhet fituesi!

Edicionin e fundit, gazetarët që votuan, vendosën se duhej që ta merrja unë! Ka të ngjarë, që mund të ishin të njëjtët gazetarë, që dikur votuan që të fitonte ai dhe kam idenë që Cristiano Ronaldo atëherë e ka pranuar”.

Rodri e fitoi “Topin e Artë”, pasi ndihmoi Cityn të bëhej skuadra e parë në historinë e futbollit anglez që fitoi katër tituj kampionë radhazi në Premier League. Mesfushori gjithashtu luajti një rol parësor te Spanja, në fitimin e kampionatit Europian në Gjermani 2024.

Rodri, i cili kishte humbur vetëm një ndeshje klubi në 18 muaj, u bë lojtari i parë nga Premier League që fitoi “Topin e Artë”, që kur trofeun e mori Criatiano Ronaldo me Manchester United në 2008.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 2 Janar 2025, 13:00

Dortmundi mban zi për 'Teddy' de Beer

GJERMANI - Borussia Dortmund vajton humbjen e një prej figurave të saj kryesore të dekadave të fundit: Wolfgang 'Teddy' de ...