Sport

Lajm i mirë për Barçën, Lamin Yamal rifilloi stërvitjet me ekipin…

Talenti i katalanasve me siguri do të jetë në dispozicion për ndeshjen gjysmëfinale kundër Athletic Bilbaos, në Superkupën e Spanjës më 8 janar.

2 Janar 2025, 17:01 Nga DOSJA

Lajm i mirë për Barçën, Lamin Yamal rifilloi

SPANJE - Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal është rikthyer në stërvitje për herë të parë që nga dëmtimi që pësoi më 15 dhjetor kundër Leganes.

Talenti 17-vjeçar pësoi një goditje në kyçin e këmbës, dhe rikuperimi i tij po shkon më mire nga sa pritej. Yamal ishte me shokët e tij të skuadrës vetëm për një pjesë të séances së sotme stërvitore.

Barcelona ka një ndeshje të 1/16 për Kupën e Mbretit kundër Barbastros, por pjesëmarrja e Lamine Yamal në të është e pamundur, të cilën e ka pohuar edhe trajneri Hansi Flick.

Megjithatë, talenti më i madh i katalanasve me siguri do të jetë në dispozicion për ndeshjen gjysmëfinale kundër Athletic Bilbaos në Superkupën e Spanjës, më 8 janar, ndeshje e cila do të zhvillohet në Riad të Arabisë Saudite.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 2 Janar 2025, 13:00

Dortmundi mban zi për 'Teddy' de Beer

GJERMANI - Borussia Dortmund vajton humbjen e një prej figurave të saj kryesore të dekadave të fundit: Wolfgang 'Teddy' de ...