Sport

Real Madridi gati propozimin rekord, kërkon mbrojtësin më të shtrenjtë në histori!...

Merengët mbeten të fokusuar në forcimin e sektorit mbrojtës, i cili është rrënuar nga dëmtimet

2 Janar 2025, 19:17 Nga DOSJA

Real Madridi gati propozimin rekord, kërkon mbrojtësin më të

SPANJE - Sektori i mbrojtjes duket se është një shqetësim për Real Madridin, i cili këto ditë mbetet i fokusuar në nënshkrimin e Alexander-Arnold nga Liverpooli dhe Alphonso Davies nga Bayern Munich.

Por këtë herë, thotë ‘Sport’, merengët po përgatiten të thyejnë rekordin e transferimeve, për atë që do të ishte mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit: William Saliba, qendërmbrojtësi i Arsenalit.

Sipas të njëjtit burim, francezi është kthyer në “objektivin prioritar” të skuadrës spanjole, e cila kohët e fundit po përballet me disa dëmtime në atë sektor.

Tani problemi është se Saliba vlerësohet nga ‘Transfermarkt’ me 80 milionë euro, kështu që asnjë marrëveshje nuk do të realizohej kurrë nën vlerat rreth 120 milionë euro. Si shembull, Arsenali refuzoi, dy muaj më parë, një ofertë prej 95 milionë euro nga PSG për lojtarin.

Shtypi anglez garanton se “Topçinjtë” nuk janë të interesuar ta shesin Salibën dhe se ai është i lumtur te Arsenali. Mbrojtësi 23-vjeçar ka qenë një nga lojtarët kryesorë të Premier League dhe ka luajtur tashmë 26 ndeshje me klubin anglez këtë sezon. Kjo ia rrit atij më tepër çmimin.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll

Sport 2 Janar 2025, 13:00

Dortmundi mban zi për 'Teddy' de Beer

GJERMANI - Borussia Dortmund vajton humbjen e një prej figurave të saj kryesore të dekadave të fundit: Wolfgang 'Teddy' de ...