Prishja e banesës tek Petro Nini, Veliaj: Nuk jemi të përfshirë, jemi gati t’i ofrojmë mbështetje familjeve
11 Mars 2019, 14:45Nga DOSJA
TIRANË– Kreu i Bashkisë së Tiranës ka reaguar lidhur me shembjen e ndërtesës pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”, ku Policia dhe Përmbaruesit tentuan për të nxjerrë nga shtëpia 4 familje.
Kryebashkiaku Veliaj shkruan se Bashkia e Tiranës nuk ka asnjë përfshirje me rastin por se është i gatshëm që të ofrojë mbështetje me banesa sociale pavarësisht vendimit të gjykatës.
“Bashkia nuk ka ASNJE perfshirje te PNL, as ka PDV apo leje ndertimi! Konflikti i pronareve te tokes me banoret e nje ndertese me shtesa pa leje eshte trajtuar ne GJYKATE! Ata qe e politizojne na kujtojne prej kujt i kemi peshqesh keto gjykata e keto plage me pronat. E megjithate Bashkia e Tiranës eshte gati qe SOT t’i ofroje mbeshtetje me BANESA SOCIALE ne kushte shume me te mira se katet pa leje te gjithe familjeve te prekura nga ky konflikt mes DY PRIVATEVE per pronat, kontratat e llogarite e tyre, pavaresisht vendimit te gjykates!,”-shkruan Veliaj.
Prej rreth orës 10 të mëngjesit të sotëm, banorët e 4 familjeve të një banese 2 katëshe, janë përplasur me Policinë e Shtetit dhe Përmbarimin, të cilët kërkojnë që të zbatojnë vendimin e gjykatës. Banesa ku ata jetojnë do të shembet, pasi toka iu është kthyer pronarëve. Ata pretendojnë se vendimi i gjykatës është i korruptuar dhe refuzojnë të lirojnë banesat e tyre.(Lexo këtu)
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– 4 familje pritet të dalin në rrugë nga ora në orë, pas ndërhyrjes së Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.Banesa në zonën pranë gjimn...
TIRANË- Policia e Tiranës, pas më shumë 5 orësh, është larguar nga banesa tek “Petro Nini” e cila do të shembej. (Lexo këtu)Në këtë familje jetojnë 4 famil...
GJIROKASTËR- Shembja e 28 objekteve në Këlcyrë, që preken nga projekti rehabilitues për sheshin e Këlcyrës, vazhdon të hasë në rezistencën dhe kundërshtinë...
Aktualitet11 Mars 2019, 13:16
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka reaguar lidhur me praninë e Policisë së Shtetit pranë banesës tek “Petro Nini”, ku ka shoqëruar disa persona...
TIRANË- Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka shtyrë sërish seancën në ngarkim të ish-truprojës së Sali Berishës, Izet Haxhisë. Gjykata vendosi që të shp...
Në një ceremoni solemne, Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi sot me Dekoratën e lartë “Nënë Tereza” Presidenten e organizatës ndërkombëtare “People to P...
TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda, pasi ka vlerësuar të vlefshëm arrestimin e Nelson Hysës, ish-boksier i Vllaznisë, i cili u arrestua të shtunën pasi ish...
VLORË-3 javë pas atentatit që iu bë në Ujë të Ftohtë ku humbën jetën kunati dhe shoku i tij, Armando Sulejmani, i njohur ndryshe si Çipuri ka ngelur...