Sport

Meksikë/ Ndeshja miqësore në búrg midis dy karteleve përfundon në 16 të vdēkur

2 Janar 2020, 21:06 Nga DOSJA
Meksikë/ Ndeshja miqësore në búrg midis dy karteleve

MEKSIKË- 16 njerëz humbën jetën ditën e martë në një ndeshje burgu midis dy karteleve rivalë në Meksikë. Loja po zhvillohej në burgun e Cieneguilla në shtetin verior të Zacatecas midis Karteleve të Gulf dhe Zetas.

Loja nisi të bëhej e dhunshme në momentin e një mosmarrëveshjeje për një goditje dënimi, ç’ka bëri që të shpërthejnë armët. Forcat Federale dhe rojet kombëtare mbërritën në vendngjarje për të shuar konfliktin, por siç raportohet, u deshën të paktën tre orë që masakra të merrte fund.

Anëtarëve të familjes u lejua të vizitojnë burgun dhe të shikojnë ndeshjen, duke pasur parasysh se ishte dita e fund vitit. Katër armë zjarri u konfiskuan pas kësaj, tha sekretari i Sigurisë Publike Ismael Camberos Hernández.

Gjithashtu, pas kërkimeve brenda qelive u sekuestruan 77 çanta me marijuanë, 18 pako letre orizi, 17 thika, një sharrë, një fishek 9 mm, tre palë gërshërë, nëntë telefona, karikues telefoni, një bateri telefoni, një disk memorie, dy çekiça, një shishe me pije alkooli dhe një kanaçe me birrë. Por, për fat të keq, ata nuk ishin në gjendje të konfiskonin katër armët e zjarrit që u përdorën në luftë.

(E.Ç. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport 16 te vdekur ne meksike miqesore mes karteleve ndeshja ne meksike 16 te vdekur ne meksike miqesore mes karteleve ndeshja ne meksike

Sondazh

Poll